Rusia pretendoi se vrau 600 ushtarë ukrainas në Kramatorsk, korrespondenti i Repubblica: Nuk ka viktima! Raketa nuk solli dëme

Rusia pretendoi se vrau 600 ushtarë ukrainas në Kramatorsk, korrespondenti i Repubblica: Nuk ka viktima! Raketa nuk solli dëme

1673172987_hjmkb.JPG

Korrespondenti i la Repubblica, Daniele Raineri ka raportuar se ka dezinformim mbi lajmin që Rusia ka vrarë 600 ushtarë ukrainas si formë hakmarrjeje ndaj masakrës në Makiivka.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka goditur dy konvikte universitare me lëshime raketash, të cilat strehonin qindra ushtarë ukrainas në qytetin e Kramatorsk dhe pretendon se ka vrarë "gjashtëqind ushtarë" si hakmarrje për masakrën e Ushtarëve rusë në Makiivka në natën e Vitit të Ri. Një kontroll në dy vendet e masakrës së supozuar të ushtarëve zbulon se është një episod tjetër i dezinformimit rus . Një raketë ra përballë konviktit 28, por bëri vetëm një vrimë në tokë, këputi degët e një pishe dhe la të paprekur rreshtin e gjatë të garazheve përballë konviktit.

“Raketa nuk solli dëme”, tha korrespondenti për La Repubblica.

Përballë konviktit 47, një raketë e dytë krijoi një tjetër krater dhe theu xhamat e dritareve, por sërish nuk ka raste vdekjesh. Nuk ka as ambulanca, madje as ushtar. Në të dyja rastet, për të parë krateret e dy raketave, duhet ndriçimi i tyre me fenerët e makinës.

Raketat goditën Kramatorsk dje në mbrëmje pak pas orës 23:00, në zonën kohore të Moskës, ku ishte mesnatë. Dy policë që mbërritën menjëherë në vendin e shpërthimeve natën e kaluar tregojnë për La Repubblica se dy konviktet ishin bosh dhe nuk kishte të vdekur. Masakra e ushtarëve në Makiivka ka tronditur shumë opinionin publik, i cili akuzon gjeneralët rusë për paaftësi dhe se nuk mund të mbrojnë ushtarët e dërguar për të luftuar në Ukrainë me masa elementare sigurie. Atë natë, një minutë pas mesnate me orën e Moskës, ukrainasit hodhën katër raketa Himars në një bazë afër Donetsk ku flinin të paktën pesëqind ushtarë rusë. Ende nuk ka një numër përfundimtar, por mund të jetë më shumë se njëqind të vdekur.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Vramë 600 ushtarë ukrainas në qytetin Kramatorsk, hakmarrja jonë për masakrën e ushtarëve rusë në Makiivka! Kievi e mohon: Të pakuptimta


F.D//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS