Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar sanksione kundër Turqisë, përfshirë ndalimin e disa mallrave dhe ndalimin e zgjatjes së kontratave të punës për qytetarët turq që punojnë në Rusi.
Vladimir Putin këtë vendim e ka marrë, ndërkohë që ai është bërë public në faqen zyrtare të qeverisë së Kremlinit, por ai nuk e specifikon se cilat mallra do të ndalohen që të futen në Rusi nga Turqia.
Përveç kësaj, Vladimir Putin kërkon ndalimin e fluturimeve çarter nga Rusia në Turqi dhe u bën thirrje operatorëve turistikë rusë që të ndalojnë shitjen e paketave për pushime në Turqi.
Dekreti vjen pasi Turqia ka rrëzuar një avion luftarak të Rusisë, pranë kufirit me Sirinë, më 24 nëntor.
Sanksionet e vëna nga Putin do të kenë një efekt të menjëhershëm në ekonominë turke dhe janë mjaft të rënda.
Putin ka ndaluar importimin e shumë prodhimeve turke, ka kufizuar veprimtaritë e organizatave turke në Rusi, por mbi të gjitha, masa më e rëndë ka qenë ndalimi i punësimit të turqve në Rusi, ndërkohë që ka goditur edhe turizmin turk.
Gjithashtu pritet të hyjë në fuqi në 1 janar edhe rikthimi i regjimit të vizave mes dy vendeve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com