Rusia: 'Shqipëria e Madhe' po dëmton dialogun Prishtinë-Beograd

Rusia: 'Shqipëria e Madhe' po dëmton dialogun Prishtinë-Beograd

Moska Zyrtare ka analizuar dialogun Kosovë-Serbi duke bërë përgjegjëse për ngrirjen e tyre palën shqiptare.

Në një analizë të posaçme të Ministrisë së Jashtme ruse, është ngritur shqetësimi se ideja e “Shqipërisë së Madhe” po minon paqen dhe besimin në Ballkan.

Rusia shprehet se faktori perëndimor me qëllim vazhdon të mos i komentojë këto deklarata, duke e lënë të lirë terrenin për krijimin e një shteti të madh të ndarë qartësisht mbi baza etnike.

Përpjekjet e Tiranës për të avancuar çështjen e “Shqipërisë së Madhe” po komplikojnë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një analizë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë theksohet se konsolidimi i faktorit shqiptar në Ballkan po rrit tensionet dhe nuk po kontribuon në klimën e mirëbesimit që ekziston në rajon.

Diplomatët rusë të departamentit të informacionit dhe shtypit i referohen një deklarate të kryeministrit Edi Rama në muajin shkurt, ku ai citohet duke thënë se “Kosova është pjesë e Shqipërisë” dhe se “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk është në planin dytësor, por parësor të axhendës shqiptare”, duke pasur parasysh integrimin në Bashkimin Europian.

“Fatkeqësisht Perëndimi vijon të pretendojë se këto aspirata të Shqipërisë së Madhe nuk kërkojnë vëmendje, as edhe intensifikimi i përpjekjeve për të integruar zonat me popullsi shqiptare nga një numër vendesh ballkanike. Ne besojmë se krijimi i shteteve të ndara sipas vijave të qarta etnike nuk është zgjidhja më e dobishme. Këto aspirata dëmtojnë jo vetëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por cenojnë edhe atmosferën e mirëbësimit në rajonin e Ballkanit” thuhet ndër të tjera në analizë. (TemA)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg