Gjatë natës, territori i Ukrainës u sulmua me të paktën 12 raketa ruse balistike si edhe me të paktën 121 dronë, prej të cilëve 111 u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Kievit.

Kryeqyteti ishte shënjestër kryesore ku infrastruktura civile sërish u sulmua duke lënë një bilanc sulmesh prej të paktën 11 të plagosur. Një bilanc i 24 orëve të fundit shpërndarë nga autoritetet ukrainase bëri me dije se në të gjithë territorin sulmet ruse kishin lënë të paktën 10 të vdekur dhe 80 të plagosur në shpërthime.

Të gjashtë raketat balistike goditën objektivat në Kiev duke shkaktuar shpërthime gjatë natës, ndërsa për dy raketat kundër-radar Kh-31 u humbën gjurmët gjatë fluturimit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ngritur së fundmi shqetësimin për pikën e dobët të ushtrisë së tij, atë të mbrojtjes ajrore. Në një mesazh të shpërndarë në X ai tha se marrëveshjet me SHBA për sistemet patriot dhe ato me evropianët për një system tjetër antiraketë të përshpejtohen.

Duhet të ecim sa më shpejt të jetë e mundur me marrëveshjet e licencimit për raketat Patriot tha zelensky duke theksuar se në këtë moment, përparësia më e madhe për të gjitha institucionet ukrainase tona është ta bëjnë këtë realitet.

Ai gjithashtu njoftoi krijimin e një komande të posaçme brenda Forcave të Armatosura, me synimin për të pasur një ndikim me rreze të gjatë ndaj Rusisë.

Komanda speciale, dekreti për krijimin e së cilës u nënshkrua dje, "duhet të përqendrojë 100 për qind të burimeve të disponueshme për të reduktuar më tej potencialin ushtarak të Rusisë tha Zelensky.

Javët e fundit ukraina ka ndjekur strategjinë e goditjes së burimeve energjetike sidomos rafineritë e naftës në Rusi. Të premten kievi goditi rafinerinë më të madhe në jug të Rusisë me një kapacitet 6.6 tonelata naftë në vit.

Strategjia e fundit e ukrainës sipas vlerësimeve të financial times ka ulur me 20-40% kapacitetet rafinuese të naftës në të gjithë Rusinë.