Rusia sulmon me raketa një treg në Ukrainë, 16 viktima dhe 20 të plagosur

Rusia sulmon me raketa një treg në Ukrainë, 16 viktima dhe 20 të plagosur

1694007660_amje.jpg

Të paktën 16 persona janë vrarë në një sulm me raketa në qytetin ukrainas Kostyantynivka, në rajonin lindor të Donetskut, ndodhet afër fushëbetejës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se viktimat ishin "njerëz që nuk bënë asgjë të keqe", duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet, raporton BBC.

“Kjo e keqe ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zelensky.

Autoritetet në Moskë ende nuk kanë komentuar mbi pretendimet.

Mes 16 viktimave është një fëmijë, mendohet se edhe 20 të tjerë janë plagosur, sipas informacionit të ndarë nga kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

“Të gjitha shërbimet janë duke punuar. Zjarri është nën kontroll”, tha Denys.

Mësohet se forcat ruse kanë sulmuar me raketa një treg, dyqane dhe një farmaci.

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale duket se tregojnë momentin e shpërthimit dhe pasojat që ka shkaktuar sulmi.

Zyrtarët në Rusi nuk e kanë marrë ende përgjegjësinë për sulmin. Ata kanë mohuar se kanë vrarë qytetarët.

Sulmi i së mërkurës përkoi me një vizitë të Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku ai do të takohej me Zelensky.

Supozohej se ai do të shpallte një paketë të re ndihme amerikane për vendin e shkatërruar nga lufta gjatë udhëtimit të tij.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm rus në një treg në Donetsk, 16 viktima! Bukuresht: Sovraniteti i një vendi të NATO-s është shkelur! Blinken në Kiev: Përparim në kundërofensivë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar