Gjenevë, përfaqësues të SHBA-ve, Ukrainës dhe Rusisë janë ulur për një raund të ri bisedimesh. Të synuara për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës prej Rusisë, këto bisedime shënojnë raundin e tretë të negociatave që përfshijnë të tria vendet.

Raundi i parë dhe i dytë u zhvilluan në Abu Dabi, më 23 dhe 24 janar, si dhe më 4 dhe 5 shkurt.

Megjithatë, ditët e fundit, Donald Trump ka pretenduar se Volodymyr Zelensky duhet të ndryshojë qëndrimin e tij dhe se ai beson që Rusia dëshiron paqe. Presidenti amerikan ka shprehur herë pas here bindjen e tij se Ukraina nuk dëshiron paqe.

Duke folur në bordin e Air Force One, Trump u pyet për pritshmëritë e tij nga bisedimet dhe i përshkroi ato si “bisedime të mëdha”.

Ai shtoi se “do të jetë shumë e lehtë”, dhe paralajmëroi se “Ukraina më mirë të vijë shpejt në tryezë. Kaq po ju them.”

Të pranishëm në bisedime ishin edhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff. Të dy ata ishin tepër të ngarkuar sot, pasi zhvilluan gjithashtu bisedime të tërthorta me Iranin, po ashtu në Gjenevë, me synim dhënien fund të mosmarrëveshjes së gjatë bërthamore.

Delegacioni i Ukrainës drejtohet nga Rustem Umerov, ndërsa Rusia ka dërguar Vladimir Medinsky si kreun e delegacionit të saj. Kremlini tha më herët se “nuk ka gjasa të ketë ndonjë lajm” nga bisedimet trepalëshe.

Ndërkohë, kryenegociatori i Kievit, Rustem Umerov, përmes një postimi në rrjetet sociale pas mbylljes së doskutimeve, shkruan se bisedimet “u përqendruan në çështje praktike dhe në mekanizmat e zgjidhjeve të mundshme”. Bisedimet pritet të vijojnë për të dytën ditë nesër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:43
Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA, përfundon dita e parë e negociatave! Kryenegociatori i Kievit: Bisedimet u përqëndruan në çështje praktike

1771354006_Gjenevaa.JPG

Dita e parë e negociatave trepalëshe në Gjenevë, mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së ka përfunduar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryenegociatori i Kievit, Rustem Umerov, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se bisedimet “u përqendruan në çështje praktike dhe në mekanizmat e zgjidhjeve të mundshme”.

"Për sot, si përfaqësuesit politikë ashtu edhe ata ushtarake e kanë përfunduar punën e tyre", shkruan ai më tej.

"Faleminderit partnerëve amerikanë për bashkëveprimin konstruktiv dhe gatishmërinë për të punuar me këtë ritëm pune", vijon Umerov.

Umerov thotë se së shpejti do t'i dërgohet një raport Presidentit Volodymyr Zelensky për ta informuar atë mbi bisedimet, duke shtuar se negociatat do të vazhdojnë nesër.

Teksa bisedimet pritet të vijojnë për të dytën ditë nesër, ku pritet të shihet nëse do të arrihet në rezultate konkrete ose jo.