Rusia është shprehur se do të përgjigjet për të mbrojtur interesat e saj nëse Lituania nuk heq menjëherë ndalimin e saj për tranzitin e disa mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit.
Autoritetet lituaneze kanë ndaluar lëvizjen e mallrave të cilat janë të sanksionuara nga Bashkimi Evropian në të gjithë territorin e saj që përfshin të vetmen rrugë hekurudhore midis Rusisë kontinentale dhe provincës e cila është e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë.
Mallrat e ndaluara përfshijnë qymyrin, metalet, materialet e ndërtimit dhe teknologjinë e avancuar.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Kemi nevojë për armë, mbështetje financiare dhe rindërtim










