Ruso-japonezja Simacheva 
​fiton ne “Colours of Albania”

Ruso-japonezja Simacheva <br />​fiton ne “Colours of Albania”<br>
Konkusi Fotografik “Ngjyrat e Shqipërisë”, “Colours of Albania”, ka shpallur fituese Alla Simacheva-n, një vajzë e re me origjinë ruse e lindur në Japoni. Aktiviteti është zhvilluar në Ministrinë e Puënve të Jashtme. 

"“Ngjyrat e Shqipërisë” është një iniciativë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka zgjedhur për të promovuar Shqiperinë. Kjo nismë ndërthur diplimacinë me digjitalizimin, rininë me promovimin e vendit, risinë me të vjetrën”, u shpreh Ministri Bushati. Në fjalën e tij, Bushati shtoi se ky konkurs shërben për të kuptuar shumëcka nga mënyra si e shohin të rinjtë Shqiperinë dhe vendin. “Dëshiroj të ndaj me ju diçka personale.

Po të shohësh rubrikat e lajmeve nëpër media, ligjëratat në Kuvend, morinë e emisioneve me fjalë kuturu dhe po ta vendosësh atë çka përcillet nëpërmjet tyre përballë fotografive të “Ngjyrave të Shqipërisë”, duket sikur jeton në dy realitete përjashtuese”, u shpreh ministri Bushati. Për kreun e diplomacisë Shqiptare kjo nismë është më së miri tregues se jo çdo gjë është bardh e zi. Ngjyrat e Shqiperisë numëron më shumë se 20 mijë fotografi. Ky edicion kishte moton “guxo e zgjidh shtegun më pak të rrahur” duke iu referuar edhe rritjes së interesit të të huajve për vendin tonë. 

Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë të apasionuarit pas fotografisë, udhëtimit, artit, kulturës e natyrës është një projekt që synon që kushdo të arrijë të bëhet një “ambasador” i Shqipërisë duke përcjellë përmes fotografive më të bukurën e vendit të tij. Këtë herë “ambasadorja” është Alla Simacheva, një e huaj që jeton prej vitesh në Shqipëri.

[gallery]24421[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari