Seanca gjyqësore për gjyqtaren Majlinda Andrea, e cila ishte parashikuar të mbahej sot, është shtyrë për datën 30 janar. 

Shkak për këtë vendim është bërë mungesa e avokatit të së pandehurës Eleni Lino.

Më herët gjyqtarja Majlinda Andrea, e akuzuar për korrupsion pasiv ka kërkuar nga kolegët e saj gjykim të shkurtuar. Ndërkohë gjykim të shkurtuar, përveç gjyqtares nën akuzë,  ka kërkuar edhe Petraq Dashi, Ilia Cabiri dhe Eleni Lino ndërsa bashkëshorti i gjyqtares Odhise Andrea kërkoi që gjykimi ndaj tij të zhvillohet me procedurë normale.
 
Sipas hetimeve të Prokurorisë, Eleni Lino dhe Ilia Çabiri, nëpërmjet sekserit Petraq Dashi dhe Odhise Andreas,  i kanë paguar në muajin korrik të 2016 gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro në këmbim të një vendimi pronësie. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)