Sё shpejti nё San Costantino
Albanese Muzeu i Etnobotanikёs

Sё shpejti nё San Costantino<br />Albanese Muzeu i Etnobotanikёs
Muzeu i kulturёs arbё­reshe, do tё hapet sё shpejti nё ‘San Costandino Albanese’, njё komunё me 758 banorё nё Provincёn e Potencёs, nё Rajonin e Bazilikatёs, nё Itali. Ky muze, i cili ka njё koleksion interesant tё objekteve qё tё çojnё nё traditёn kulturore tё Pollino-s, do tё riorganizojё hapёsirat e ekspozimit, duke vendosur vitrina tё reja, qё do tё pёrmbajnё objekte tё njё pune hulumtuese, dedikuar etnobotanikёs. Ky projekt bazohet mbi njё studim tё drejtuar nga Pasquale Scutari dhe ka tё bёjё me emrat e bimёve tё Komunitetit tё “San Costantino”.

Hulumtimi nё fjalё titullohet “Emrat e bimёve tё Komunitetit Shqiptar tё Pollino lucano” redaktuar nga Universiteti i Kalabrisё, me kontributin e Administratёs Komunale tё ‘San Costantino Albanese’, nё vitin 2005. Tё ashtuquajturat “hulumtime nё terren”, tё komunitetit shkencor, qё nё mёnyrё tё veçantё bazohen tek regjistrimi i traditave kulinare, nё lidhje me barnat, janё tё rralla, pasi shpesh janё konsideruar jo interesante, tё lidhura vetёm me fenomenin e folklorit. Por pikёrisht, nga disa studimet qё kanё ndjekur njё metodё rigoroze etnografie, kanё dalё nё pah disa elementё tё vlefshёm, si pёrsa i pёrket mbrojtjes sё Pasurisё Kulturore, ashtu edhe pёr Arkeologjinё dhe historinё njerёzore dhe pёr Shkencat moderne tё Ushqimit.

Ky studim, ka si qёllim tё nxjerrё nё pah kulturat tradicionale, nё ndёrthurje me botёn bimore nё pёrgjithёsi, por nё veçanti pёr popullsinё e kulturёs shqiptare, nё pёrdorim tё etnobotanikёs dhe tё esencave bimore, qё gjenden nё zonёn e Pollino-s.
Mund tё marrim si shembull rrodhet, qё shёrbejnё pёr pastrim tё organizmit, kamomili roman, apo rigoni i cili veçohet nga rigoni normal, pёr shumllojshmёri. Pёr tё bёrё tё mundur qё vizita nё kёtё muze tё jetё sa mё interesante, nё ambientet e tij, do tё instalohen disa dispozitivё, qё do tё bёjnё tё mundur paraqitjen multimediale tё qendrёs.
Bёhet fjalё pёr mjete, tё cilat do tё bёjnё tё mundur qasjen paraprake me pёrmbajtjen natyraliste dhe kulturore tё zonёs dhe nё tё njёjtёn kohё, do tё bёjnё tё mundur thjeshtёzimin dhe kuptimin e thelbit tё vetё tematikave.
 
Është gatith, Sh’kostandin,  muzeu e etnobotanikës
Këtu e ca javë, Muzeu I Kulturës Aljbëreshe i Sh’kostandinit do te hap një vetrinë e re me çikari e tradhitës kulturale etnobotanike e Puljinit. Pruxheti bazaret mbi një  studh i Pasquale Scutari mbi  barëravet të Sh’kostandinit: ” I nomi delle piante nella comunità albanese del Pollino lucano” (2005)  edito dall’Università della Calabria e me kontributin e kanxheljarisë e Sh’kostandinit.
La ricerca sul campo e komunitatës shentifike, e më se gjithë ajo çë ka çë të bënj me të ngrënit ështe e rrall, pse shumë herë tradhitat  janë të ljidhura me folklorin. Ka këtë studh dualltin  shumë elemente të rëndë  për të ruajtur petkun jo vetëm  i arkeoloxhisë  e i  stories së të ngrënit, po edhe për shenxat nutricionale.
Ky studh i jep nder tradhitavet e jetës vexhetale të xonavet aljbereshe  tek area e Puljinit ku gjënden barëra si bardana, kamumilja e riganet, të ndryshe ka ata çë njihen tek  tjerët vende.Këta janë strumende çë hapnjën një studh mbi naturës e vendit për të jet e njour më mirë ka gjithë.
Pietro Abitante

Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena