TIRANË-U kallëzua penalisht nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive dy vite më parë për pasuri të pajustifikuar në masën 23 milion euro, Prokuroria e Përgjithshme merr zyrtarisht të pandehur Doshin për mos deklarim pasurie.

Sipas avokatit të Doshit shifra e padeklaruar është shumë e vogël dhe lidhet me harresë dhe jo me mosjustifikim. Ndërsa vetë Doshi e quajti hetimin ndaj tij sulm politik, të cilit ju përgjigj po politikisht duke u shprehur se në qarkun e Shkodrës ku garon me siglën e PSD ai do të marrë tre mandate për të qenë sërish në Parlament.

Deputeti Tom Doshi qendroi sot per 2 ore në Prokurorinë e Përgjithshme ku iu komunikua akuza për deklarim të rremë pasurie.

Doshi mbërriti rreth orës 10:35 minuta në Prokurori dhe doli prej andej pas 2 oresh me garancine se gjithcka do te zgjidhet pavaresisht veprimeve tendencioze te prokurorise, sic i quajti ai. "Une do hyje ne parlament, kurse Prokuroria do shkoje ne Gjykate", tha ai.

Tom Doshi u thirr për t’i njoftuar akuzën e dërgimit në gjyq nga prokurori Adnand Xholi për mosdeklarim pasurie.

Doshi akuzohet se nuk ka deklaruar 3 automjete dhe disa llogari bankare. Çështja hetimore ndaj tij ka nisur prej dy vjetësh pas kallëzimit të bërë nga ILDKP.

Doshi nuk ka kursyer buzëqeshjen teksa i drejtohej hyrjes së godinës së Prokurorisë.

Kurse ne dalje, 2 ore pas deshmise ne organet e akuzes, si Doshi dhe avokati dhane nga nje deklarate per mediat ku spikati, mbeshtetja qe Doshi ka ndaj Rames ne zgjedhjet parlamentare 2017.