S'deklaruan shpenzimet e fushatës
KQZ gjobit PD, PS dhe LSI

S'deklaruan shpenzimet e fushatës<br />KQZ gjobit PD, PS dhe LSI<br /><br>
KQZ ka gjobitur PD, PS dhe LSI me nga 1 milion lekë gjobë, për mosdeklarim të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit. Ndërkohë, nga 2 milionë lekë janë gjobitur PDIU dhe SFIDA për Shqipërinë. 

Mbledhja është shoqëruar me mjaft debate, ku përfaqësuesi i PS, Eridian Saliani kërkoi hetime i kërkoi KQZ-së t'i kërkojë Prokurorisë hetime lidhur me shpenzimet e PD për fushatë zgjedhore, specifikisht per paratë e dhëna për kompani amerikane për lobim në SHBA. Sipas tij, burimi i parave të dhëna nga PD mbetet i dyshimtë. "KQZ t'i kërkojë Prokurorisë hetime lidhur me shpenzimet e PD për fushatë zgjedhore, specifikisht per paratë e dhëna për kompani amerikane për lobim në SHBA. Burimi i këtyre parave është i dyshimtë", tha Salianji. 

Për përfaqësuesin ligjor të PD, Ivi Kaso tha se selia blu është e hapur për hetime dhe se në pagesat e lobimit nuk ka asgjë të kundraligjshme. "Kërkojini raportet PD-së, janë dorëzuar dokumentet për këtë pseudoskandal. Ne jemi të gatshëm të japim të gjithë informacionet për paratë. Jam shumë dakord, prokuroria të kryej hetim të plotë. Nuk ka asnjë të paligjshme dhe asgjë për të fshehur. Lëreni prokurorinë të nxjerrë konluzionin e saj", tha ai. 

Gjobat e KQZ: 
PD - 1 milion lekë 

PS- 1 milion lekë

LSI - 1 milion lekë

PDIU - 2 milion lekë

SFIDA - 2 milionë lekë

Debati në KQZ: 

Eridian Saliani, përfaqësues i PS: KQZ t'i kërkojë Prokurorisë hetime lidhur me shpenzimet e PD për fushatë zgjedhore, specifikisht per paratë e dhëna për kompani amerikane për lobim në SHBA. Burimi i këtyre parave është i dyshimtë. 

Ivi Kaso, përfaqësues i PD: Ne kemi deklaruar paratë tek ekspertët e huaj. Merrini, shikojini dhe pastaj do flisni ndryshe.

Ivi Kaso-KQZ: Kërkojini raportet PD-së, janë dorëzuar dokumentet për këtë pseudoskandal. Ne jemi të gatshëm të japim të gjithë informacionet për paratë. Jam shumë dakord, prokuroria të kryej hetim të plotë. Nuk ka asnjë të paligjshme dhe asgjë për të fshehur. Lëreni prokurorinë të nxjerrë konluzionin e saj. 

Skenderi: Partitë politike po tallen me qytetarët shqiptarë, shpenzimet janë të pajustifikueshme. 

Denar Biba: Propozimi për të dhënë 10 ditë kohë partive politike për të plotësuar dokumentacionin, përbën shkelje të ligjit. Partitë që kanë shkelur ligjin janë PS, PD LSI, PDIU, të penalizohen. Tentativa synon të fusë në ligjshmëri PD, KQZ nuk duhet të bëjë avokatinë e PD. 

Biba-Zgurit: Keni vendosur në dispozicionin tuaj administratën.  

Zguri: 10 ditëshi nuk nënkupton rivendosjen në afat, por përpjekje që KQZ të zgjidhë në mënyrë serioze këtë çështje. 

Administrata e KQZ: 10 ditë që partitë të sjellin dokumentacionin e plotë dhe jo rivendosjen në afat. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan