Ish-kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Teuta Qyteza Shala, ka marrë një detyrë të rëndësishme. Shala do të drejtojë Drejtorinë e Doganave në Shkodër.
E kontaktuar nga Report Tv, ish-kandidatja për deputete ka deklaruar se i janë deleguar kompetencat për këtë detyrë, ndonëse nuk ka akoma emërim zyrtar si drejtoreshë.
Burime të Report Tv bëjnë me dije se Shala mund të marrë zyrtarisht drejtimin e këtij institucioni brenda 2-3 ditëve. Duket se Qyteza pason në këtë detyrë Helidon Bele. Teuta Qyteza- Shala në zgjedhjet e 25 qershorit ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun Shkodër, por nuk arriti të fitonte mandatin e deputetes.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com