Muntaha Mohsen e cila jeton në qytetin Mersin të Turqisë, bashkëshortja e Osama Abdul Mohsen i cili u rrëzua nga kameramania teksa tentonte të kalonte kufirin e Hungarisë bashkë me fëmijët, ka rrëfyer momentet kur ka shikuar pamjet kur bashkëshorti i saj u rrëzua. Ajo ka pohuar se këto pamje i ka parë në median sociale: "Ajo gazetare e pengoi qëllimisht me këmbë bashkëshortin tim. Kur pashë pamjet e rrëzimit të fëmijës dhe të bashkëshortit më iku truri për një moment. Ajo pengesë me këmbë, na tronditi jashtë mase"- u shpreh ajo, raporton Anadolu Agency (AA).
Mohsen e cila jeton bashkë me dy fëmijët në Mersit të Turqisë në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në Turqi erdhën para 1.5 vitesh bashkë me bashkëshortin dhe 4 fëmijët, ndërsa një fëmijë ka ikur në Gjermani para 8 muajsh.
Ajo ka shpjeguar se bashkëshorti Osama Abdul dhe fëmija i vogël Zahid u nisën për të vajtur në Gjermani para 20 ditësh. Ndër të tjera shprehet se: "Pamjet kur bashkëshorti u rrëzua si pasojë e pengesës me këmbë të kameramanes në Hungari i pamë në medin sociale. Ajo gazetare e pengoi qëllimisht me këmbë bashkëshortin tim. Kur pashë pamjet e rrëzimit të fëmijës dhe të bashkëshortit më iku truri për një moment. Ajo pengesë me këmbë, na tronditi jashtë mase, sepse po pengohej një njeri me fëmijë në dorë. Fëmija im rrezikoi të shtypej poshtë bashkëshortit tim i cili u rrëzua".
Nëna Mohsen duke shpjeguar se ka përjetuar momente të vështira ka vazhduar më tej: "Nëse ajo kameramane nuk dënohet, mund të përsërisë të njëjtën gjë në vende të tjera. Gazetarja para se të pengonte me këmbë bashkëshortin tim kishte shkelmuar edhe 4 persona të tjerë. Është mëkat të qëllosh me shkelm fëmijët. Gjithashtu ajo qëlloi edhe një fëmijë që vraponte me familjen e tij. Nëse kjo gazetare nuk dënohet do të vazhdojë të kryejë sërish të njëjtat veprime të këqija. Ne largohemi nga lufta dhe të jeni të sigurtë se nuk largohemi me dëshirën tonë. Ne e duam vendin tonë, por atje ka luftë dhe çdo ditë vdesin qindra njerëz, fëmijët masakrohen. Pas këtyre edhe këto ngjarje që përjetohen na trishtojnë thellësisht.
Mohsen ka pohuar më tej se në Siri kanë jetuar në qytetin Deyru'z Zor, por për shkak të bombardimeve dhe sulmeve me bomba fuçi fillimisht ata u larguan për në Damask dhe më pas në vendin e sigurtë Turqinë.
"Sillen shumë keq me refugjatët"
Edhe djali më i madh Muhannet Mohsen, vjeç, ka theksuar se kur ka vërejtur babain që u rrëzua është mërzitur shumë dhe se është lutur që të mos ti ndodhte gjë vëllait të sëmurë.
Duke vënë në dukje pamjet e kushteve të këqija të jetesës së refugjatëve në televizor dhe në internet ai ka pohuar se: "Silleshin shumë keq ndaj refugjatëve. Na mërziti jashtë mase rrëzimi i babait si pasojë e shkelmit të gazetares. Një situatë shumë e vështirë. Nuk kishte trajtim njerëzorë. Është e pa mundur të shpjegohet me fjalë kjo situatë. Sikur të mos ishte përjetuar kjo situatë".
Muhannet Mohsen ka shtuar më tej se presin ndihmë që nëna dhe motra të bashkohen me babain dhe vëllezërit e tjerë në Spanjë.
Ndërsa vajza e vogël Doga, 13 vjeçe duke vënë në dukje se e ka marrë malli shumë për babin dhe vëllezërit u shpreh se: "U mërzitëm shumë kur shikuam pamjet e rrëzimit të babait. Me nënën dhe vëllain tim jemi të shqetësuar për ta çdo ditë. Edhe ne dëshirojmë shumë të shkojmë tek ata. Nuk dëshirojmë që familja të ndahet".
"U panë pas 20 ditësh"
Nëna, djali Muhannet dhe vajza Doga Mohsen mundën të shikohen me anë të telefonit pas 20 ditësh me 3 pjesëtarët e tjerë të familjes në Spanjë.
Nëna ka biseduar në telefon me fëmijët Zaid dhe Muhammed pasi gazetari i AA-së ka takuar babain Mohsen i cili ka pohuar se kërkon që të sjellë në Spanjë sa më shpejt të jetë e mundur bashkëshorten dhe fëmijët.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

tonë...por atje fëmijët masakrohen"">