TIRANE - Rasti i Sonila Neços, (foto) e cila u mjekua gabim me tumor, duhet të shërbejë si një rast reÀektimi për të gjithë. A duhet të mbajnë përgjegjësi mjekët për ga- bimet që bëjnë? Kodi penal thotë jo!
Sipas ligjit vetëm nëse vihen re elementë të mjekimit të pakujdesshëm ose neglizhencë, që do të thotë nëse ti shkon te mjeku për të bërë një ekzaminim dhe ai të thotë: nuk ma ka qejfi të ta bëj, vetëm atëherë edhe mjeku është i dënueshëm nga ligji.
Por a është ligji i barabartë për të gjithë? Edhe aksidenti rrugor është një gabim njerëzor, ashtu siç janë vlerësuar deri më tani disa nga rastet më të bujshme që kanë dëmtuar rëndë pacientët nëpër spitalet tona, por ndryshe nga sa ndodh me bluzat e bardha, ai që shkakton aksidentin i vihen prangat menjëherë dhe dënohet për shkeljen që bëri. Dikush u dëmtua dhe logjikisht dikush duhet të paguajë. Po në mjekësi pse ndodh ndryshe? Mjekët që kanë kuruar Sonila Neçon, thonë se këto janë kushtet dhe aparaturat në QSUT. Çfarë do të thotë kjo? Që të gjithë ata që janë ekzaminuar me tumor deri më tani, nuk i kanë diagnozat e sakta... Që nëse bëj një analizë në QSUT të mos e marrim për të vërtetë? Po ku të drejtohet pacienti atëherë?
Ka ardhur koha që mjekët të mos bëhen tabelë qitjeje, por nëse vërtetohet se ka gabuar t’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit apo të dëmshpërblejë pacientin dhe më e pakta të kërkojë falje. Ashtu siç ndodh në të gjithë botën ku shëndetësia ka standarde.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
/Shqiptarja.com