PUKE - “Detyrim Paraqitje” është masa e sigurisë që gjykata e Pukës ka dhënë për Arif Matën, përfaqësues i firmës që mirëmban aksin rrugor Bardhet-Iballë. Firma në fjalë akuzohet nga prokuroria së nuk ka mirëmbajtur segmentin rrugor Bardhet-Iballë siç e parashikonte kontrata me këshillin e qarkut.
Reshjet e ditëve të fundit të dëborës shkaktuan mjaft probleme në këtë aks rrugor, ndërsa firma përgjegjëse nuk kishte marrë masat e duhura për spërkatjen me kripe dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme në rrugë.
Ndërkaq ditën e djeshme është dhënë masa nga Gjykata e Korçës, për 4 të akuzuar për mosmarrjen e masave të duhura në aksin Qafë Thanë-Pogradec, ku në bazë të vendimit, u la në burg administratori i firmës “RD-2”, ndërsa la të lirë 3 të tjerët, ku dy prej tyre nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndërsa i treti në masën “hetim në gjendje të lirë”.Korçë, s'morën masa për lirimin e rrugës, gjykata: 1 në burg, 3 të lirë
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Pukë, nuk morën masa për lirimin e rrugës, kapet administratori i firmës