Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur tre lokale në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pasi në ambientet e tyre pihej duhan.
Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kryer 20 inspektime në lokalet e natës, e ndërsa në këto tre locale: Soba, Canon dhe Checkpoint është vërejtur konsumimi i duhanit në ambientet e brendshme.
Për arsye të moszbatimit të ligjit anti duhan nga ana e inspektorëve të ISHSH janë marrë masa administrative me vlerë totale 900 000 lekë të reja.
“Kontrolli i vazhdueshëm i zbatimit të ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ i ndryshuar, është pjesë e planit të punës së ISHSH dega Tiranë dhe inspektimi i sotëm është në vazhdën e zbatimit të ketij plani pune”, deklaroi Gjergji Koja, kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com