BULQIZË - Policia ka shoqëruar kreun e komisionit dhe sekretarin e një qendre votimi pasi nuk kanë kryer siç duhet detyrën që i ngarkon ligji për mbrojtjen e kutive të votimit. Në një njoftim për mediat policia bën me dije se këta dy persona Vebi .T. Gjini, 51 vjeç ddhe Rrushdi Xh. Sula, 46 vjeç janë ndaluar pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën
,
Detyra ligjore e tyre ishte të bënin shoqërimin e kutive të votimit në KZAZ, proces të cilin nuk e kanë kryer.Këta dy persona dyshohen se në cilësinë e kryetarit dhe sekretarit të komsionit të qendrës së votimit nr.1067, ndodhur në fshatin Gjuras, rrethi Bulqizë, në bashkëpunim mes tyre, në kundërshtim me ligjin zgjedhor, kanë transportuar materialet zgjedhore, nga qendra e votimit për në KZAZ-Bulqizë me një automjet privat, të paautorizuar nga KZAZ-ja. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme njofton policia.

Partia Demokratike denoncoi se kutitë ishin marrë peng nga simpatizantë të LSI-së, ndërsa kjo e fundit tha se në të vërtetë po ndodhte e kundërta duke akuzuar simpatizantët e PD-së. U desh ndërhyrja e policisë që kutitë të mbërrin në vendin ku do të kryhet numërimi i votave pa u cënuar.

Redaksia Online
(f.s/Shqiptarja.com)