Sëmundja shuan në moshën 65
vjeçare këngëtaren Natalie Cole

Sëmundja shuan në moshën 65<br />vjeçare këngëtaren Natalie Cole
Natalie Cole e duetit të paharrueshëm me babain e saj Nat "Mbreti" (King), ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare nga një atak në zemër.

Këngëtarja fituese e çmimit Grammy u nda nga jeta natën e 31 dhjetorit në një spital në Los Angelos.  Cole ishte prekur nga hepatiti C, ndërkohë kishte kryer edhe një transplant veshkash.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, këngëtarja kishte anuluar kohët e fundit disa turne, duke përfshirë edhe performancën në  natën e Vitit të Ri në "Disney Hall" në Los Angelos.

Natalie Cole ka qenë më parë e varur nga droga dhe pavarësisht luftës së saj për ta fituar atë betejë, këngëtarja nuk i shpëtoi dot problemeve shëndetësore.

Cole ishte një nga zërat e mëdha në dekada e njohur me hitet "This Will Be" dhe "Unforgettable".

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini