Sëmundjet e zemrës, vrasin
9 mijë shqiptarë në vit

Si mund të bëni një jetë më të shëndetshme e ta shmangni
 
Jeta Lakrori
Specialiste , ISHP

 
Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe
përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e
gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë
paralajmërimi i parë i një sëmundje kryesore. Ka shumë lloje
të ndryshme të sëmundjeve që mund të japin ose goditje në zemër ose goditje në tru dhe për lehtësi i ndajmë këto sëmundje në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejtë në
zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.
Llojet e sëmundjeve kardiovaskulare përfshijnë:
I. Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me zemrën që janë: Syndroma
koronare akute; Kardiomiopatia; Angina; Aritmia; Sëmundje
kongjenitale të zemrës; Sëmundja koronare e zemrës; Insuficienca e zemrës; Sëmundje inflamatore e zemrës; Sëmundja ishemike e zemrës; Sëmundja reumatizmale e zemrës; sëmundja e valvulës.
II.Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me trurin
Sëmundja Cerebrovaskulare (goditja në tru). Goditja në tru është ekuivalentë e një goditje në zemër dhe është vendi ku rrjedhja e gjakut në tru është bllokuar ose ndërprerë. Pjesa e prekur e trurit është e privuar nga oksigjeni dhe ushqyesit që çojnë në
vdekjen e qelizave. Ka dy lloje të goditjes: a.Goditja
hemorragjike; b.Goditja ishemike
III. Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me sistemin e
qarkullimit: Tromboza e venave të thella; Sëmundja hipertensive
e zemrës; Sëmundja e arterieve periferike; Embolia pulmonare.
 
Fakte nga vendi
Në vendin tonë ka një rritje të sëmundjeve kardiovaskulare të përvitshme në 20 vitet e fundit. Sëmundjet kardiovaskulare, në Shqipëri, shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve duke zënë vendin e
parë si shkak i të gjitha vdekjeve, ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. Në Shqipëri vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare janë duke u rritur në numër absolut; nga 200 vdekje në vitin 1991 nga sëmundjet kardio vaskulare, në 2.862 rastë vdekje në vitin 2009, duke zënë rreth 60% të të gjitha vdekjeve (15.662 vdekjet në total nga këto 9.143 nga SKV). Dhe nëse do të shikonim rastet e vdekjeve, shohim se 2 janë sëmundjet që shkaktojnë më shumë vdekje: sëmundjet e
arterieve koronare apo infarkti i zemrës dhe goditja në tru.
 
Edhe për vendin tonë pavarësisht se kjo rritje i dedikohet në rradhë të parë rritjes së moshës mesatare të popullatës, apo rritjes së numrit të të moshuarve, e theksoj më se 61% e
shkaktarëve janë faktorët që i kemi në vetë në dorë, si kontrolli apo trajtimi i rregullt i hipertensionit, shmangia e duhanpirjes, ushqyerja me fruta e perime, të qenit më aktiv, etj. Në vendit tonë, përsa i përket barrës së vdekjeve, faktor kryesor rreziku
i SKV është presioni i lartë i gjakut 17.2%, Duhanpirja 10,8%;
Mbipesha e obeziteti 6,7%; Inaktiviteti fizik 6.6%; Alkoolpirja 6.4%; Sheqeri i lartë në gjak 6,3%; Kolesteroli i lartë në gjak 5,2%; Marja e pakët e fruta – perimeve 3.9%, etj.
Sëmundjet kardiovaskulare edhe tek në nuk janë problem vetëm i burrave por janë problem edhe i grave, të dyja gjinitë sëmuren dhe vdesin njëlloj nga sëmundjet kardiovaskulare. Sidomos
gratë mbas menopauzës sëmuren dhe vdesin më shumë se burrat dhe vdekjet nga SKV janë pothuajse gjysëm për gjysëm midis të dyja gjinive. Ka një veçanti të të vdekjeve tek ne, sepse gratë vdesin më shumë nga sëmundjet e enëve të gjakut të trurit në masën 38.3%; ndërsa burrat vdesin më shumë nga sëmundja ishemike e zemrës në masën 32.4%. Pasojat ekonomike të sëmundjeve kardiovaskulare janë makroekonomike se ndikojnë në GDP e
vendit, por janë edhe pasoja mikroekonomike me ndikim të drejtëpërdrejtë tek individët dhe familjet e tyre. Me këto pasoja janë të lidhura invaliditeti i personave, pensionet e
parakohëshme, ditët e humbura në punë, produktiviteti në punë, pra kemi më pak persona të aftë për punë, rritje e shpenzimeve shëndetësore, konsum medikamentesh, aparaturash, ulje
rroge dhe ulje e të ardhurave individuale e familjare.
Duke qënë se sëmundjet kardiovaskulare, në shumicën e tyre, lidhen ngushtësisht me faktorët e stilit të jetesës të cilët janë të modifikueshëm, të trajtueshëm dhe të kontrollueshëm, atëhere
apeli bëhet për të nxitur marrjen e masave për të shpëtuar njerëzit jetën e tyre, duke bërë vetëm disa ndryshime, të cilat mund të ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të
zemrës dhe goditjes në tru: si inkurajim për ushqim të shëndetshëm, inkurajim për kryerje të aktivitetit fizik, shmangien e përdorimit të duhanit dhe kontrollin e rregullt të presionit të gjakut. Nuk duhet harrur shpesh herë ndryshime të vogla sjellin përfitime të mëdha.
 
Fakte
Në fakt, në botë SKV shkaktojnë çdo vit 17.3 milion vdekje dhe shifrat janë në rritje. Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit,
23 milion njerëz në botë do të vdesin nga SKV
 
Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen në përgjithësi nga kombinimi i një sërë shkaqesh të përbashkëta e të shumta, duke filluar me karakteristikat social-biologjike, si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha e obeziteti, diabeti, apo faktorët e mënyrës së jetesës, si dieta jo e shëndetëshme, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, konsum i shtuar i alkoolit,të
cilat rrisin probabilitetin për të pësuar një problem të enëve koronare apo cerebrovaskulare
 
Përsa i përket barrës së vdekjeve, faktor kryesor rreziku i SKV është presioni i lartë i gjakut, të cilit i atribuohet 13% e
vdekjeve globale, e ndjekur nga përdorimi i duhanit 9%, sheqeri i
ngritur i gjakut 6%, pasiviteti fizik 6 % dhe mbipesha e obeziteti 5%
 
SKV janë duke u rritur në vendet që po kalojnë fazën e zhvillimit të tyre social - ekonomik, dhe ku mënyra e jetesës po i afrohet asaj të quajtur “amerikane”, ushqyerje me shumë kalori, shumë yndyrna, pak aktivitet fizik,etj
 
Është një mit që sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru prekin
Vetëm të moshuarit, meshkujt si dhe popullatat e pasura
 
SKV prekin sa gratë po aq dhe burrat megjithatë, rreziku i SKV tek gratë është nënvlerësuar seriozisht
 
Në fakt, sëmundjet e zemrës janë vrasësi numri një i grave në botë, duke shkaktuar vdekje 1 në 3 femra: është shokuese ka një
vdekje për minutë
 
Fëmijët janë gjithashtu shumë të prekshëm: rreziku për SKV mund të fillojë para lindjes, që gjatë zhvillimit të fetusit, dhe rritet më tej gjatë fëmijërisë me ekspozimin ndaj dietave jo të
shëndetëshme, mungesës së aktivtetit fizik dhe pirjes së duhanit
 
Sëmundjet kardiovaskulare, si të gjitha sëmundjet kronike, fillojnë që në barkun e nënës dhe shtohen me moshën, për shëmbull është provuar se pesha e ulët në lindje është e lidhur me një
risk të shtuar për hipertension, sëmundje zemre, cerebrovaskulare dhe diabet në jetën adulte

Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)