PEJË - Në ndeshjen e hendbollit mes klubit “Kastrioti”, nga Ferizaj dhe klubit “Kosova” nga Vushtrria, ka ardhur deri tek një përleshje fizike ndërmjet tifozëve të dy klubeve.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05, në palestrën sportive “Karagaq” në Pejë, aty edhe ku po zhvillohej ndeshja.
 
Në përleshje, ashtu siç njofton Policia, kanë qenë të përfshirë rreth 30 persona, që 12 prej atyre Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë.
 
Pas hetimit, gjashtë nga ata janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit.
 
E nga kjo përleshje, nuk është shpëtuar pa pasur lëndime.
 
“Gjatë përleshjes lëndime trupore kanë marrë 3 persona shtetas të Kosovës, Launor I., Vesel Th., dhe Ahmet H., tw tre nga komuna e Ferizajt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
 
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në ugjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj kanë ikur në shtëpi.
 
Marrë nga Kosova Press
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)