Sërish zgjedhje në Korçë, 1 shtator
zgjidhet kreu i komunës Dardhas
Proceset zgjedhore për Qarku e Korçës pritet që të zgjasin deri në muajin tetor, kjo pasi pas zgjedhjeve që do të bëhen në qytet për kryebashkiakun e ri të saj, pritet që dhe në datën 1 shtator të mbahen zgjedhje në komunën e Dardhës për të zgjedhur në këtë mënyrë kryetarin e ri të komunës.
TIRANE- Proceset zgjedhore për Qarku e Korçës pritet që të zgjasin deri në muajin tetor, kjo pasi pas zgjedhjeve që do të bëhen në qytet për kryebashkiakun e ri të saj, pritet që dhe në datën 1 shtator të mbahen zgjedhje në komunën e Dardhës për të zgjedhur në këtë mënyrë kryetarin e ri të komunës.
Nëpërmjet një dekreti të datës 31 korrik, Presidenti Nishani ka dekretauar datën 1 shtator që të mbahen zgjedhjet në këtë komunë.
“Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Dekretaoj: Caktimin e datës 1 shtator 2013, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të komunës Dardhas, qarku Korçë”, thuhet në dekretin e Nishanit. Ndërkohë që sot
KQZ do të marrë në shqyrtim dhe do të japë vendim për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve, që do të përdoren për zgjedhjet për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë, të datës 01 Shtator 2013. Njëkohësisht 4 anëtarët do të shqyrtojnë sot edhe Projekt-vendimin "Për miratimin e modelit të vulës së KZAZ-së, KQV-së, Kryetarit të KQV-së dhe vulës rezervë për KQV-në, që do të përdoren për zgjedhjet për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë, të datës 01 Shtator 2013".
Por në fillim të muajit tetor qyetarët korçarë do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të tyre, kjo pas dorëheqjes që pritet të japë kryetari aktual i bashkisë Niko Peleshi, pas postit të zvendëskryeministrit që do të ketë në qeverinë e re. Pas betimit të tij në këtë post, kreu i shtetit do të dekretojë brenda 45 ditëve edhe datën e zgjedhjeve për Bashkinë Korçë.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5192
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40