S`ka konsensus për bordin
e RTSH, tërhiqet Ylli Pata

S`ka konsensus për bordin<br />e RTSH, tërhiqet Ylli Pata
TIRANE- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik nuk ka gjetur konsensusin mes palëve për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH. Opozita nga ana e saj propozoi që nga 10 kandidatët finalë që duhet të arrihet që të seleksionohet, ky numër të ishte me i vogël. Për këtë nuk është rënë dakort, pasi sipas ligjit parashikohet që komisioni të arrijë që të përzgjedhë 10 kandidatët që do të garojnë për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH, nga të cilët parashikohet që 5 kandidatë të mbështeten në Kuvend nga opozita dhe pesë të tjerë nga mazhoranca.

“Ky diskutim ofroi tre alternativa nga ana e mazhorancës si mundësi që brenda hapësirave ligjore të operohej në mënyrë të thjeshtë në mënyrë që produkti fundor 10 anëtarët të ishin të mirët e mundshëm nga 67 kandidaturat që janë ofruar. Propozimi i opozitës ishte që të kishte një numër më të ngushtuar kandidaturash për tu përzgjedhur për të nxjerrë 10 finalet. Kjo nuk u pranua, pasi procedura parashikon që të gjithë kandidaturat ti nënshtrohen eleminimit një e nga një derisa të shkohet te 10 anëtar, ku 5 do kenë mbështetjen e mazhorancë dhe 5 të opozitës”, tha nënkryetari i komisionit, Alfred Peza.

Ndërohë që kandidati për kreun e KD, të RTSh, Ylli Pata ka tërhequr kandidaturën e tij, ku e ka lënë këtë post të hapur për 3 emrat e tjerë. Në mbledhjen e ardhshme përzgjedhja e Këshillit Drejtues të bëhet mbi proçedurën e parashkruar në ligj, duke i analizuar kandidatët një për një. Kjo sepse sipas deputetëve të mazhorancës, opozita ka kërkuar një proçedurë e cila është cilësuar joligjore, pasi ka patur në bazë të saj mbështetjen e kandidatëve mbi kritere jashtë ligjit dhe preferenca politike. Në komisionin e medias është diskutuar edhe mbi amendamentin e nënkryetarit të komisionit Alfred Peza, për rishikimin e një neni për ligjin e mediave audiovizive, ku është kërkuar ekspertizë e gjerë ndërkombëtare dhe në kërkesën që kryetari i Komisionit për Mediat, Genc Pollo u ka dërguar institucioneve ndërkombëtare OSBE, BE dhe KE për asistencë teknike në hartimin e amendamenteve për projektligjin në fjalë.

Pollo tha se pas kërkesës së paraqitur nga ana e tij pranë institucioneve të sipërpërmendura, përgjigja e ardhur nga OSBE dhe BE ndaj kërkesës për asistencë në hartimin e ndryshimeve në ligj ka qenë pozitive. Ndërsa Këshilli i Europës është shprehur edhe ekziston e gjithë gatishmëria për të ofruar këtë asistencë, por kërkohet zbatimi i një procedure sipas së cilës kërkesa duhet të paraqitet nga kreu i Kuvendit.

Nënkryetar i komisionit, Alfred Peza kërkoi që komisioni t’u drejtohet në mënyrë institucionale OSBE, BE dhe KE për të marrë asistencë teknike, duke pasur parasysh se kanë qenë këto institucione që kanë asistuar edhe hartimin e projektligjit “Për mediat audivizive në Republikën e Shqipërisë”, që është miratuar me konsensus. Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se kjo kërkesë paraqitet pas insistimit të opozitës për të mos futur në procedurë parlamentare një nismë ligjore, të cilën, siç vuri në dukje ai, mazhoranca planifikonte ta miratonte më herët.


Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij