TIRANE- Në disa raste llogaritarët në një institucion shtetëror thjesht mund ta harrojnë të paguajnë taksën ose atyre u mbarojnë fondet". Ka deklaruar kështu dje drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transortit Rrugor Arben Pinari. Sipas tij, në disa raste fjala është për persona që nuk i përdorin më automjetet, por nuk kanë kryer çrregjistrimin përkatës, i cili kushton vetëm 600 lekë". Sipas Pinarit, "regjistri ynë përditësohet çdo ditë përgjatë gjithë vitit". Agjencia vetë nuk mund të mbledhë drejtpërsëdrejti taksat e papaguara, shpjegon ai më tej, duke shtuar se se çdo vit u dërgon listën e debitorëve Tatimeve, për t'u siguruar se ato do të mblidhen. "Ne jemi të detyruar me ligj ta dërgojmë listën te Tatimet, të cilat duhet të nisin procedurat për mbledhjen e boxheve përmes urdhrave të sekuestrimit ose duke i dërguar emrat e tyre te Policia e Shtetit," tha ai.
Sipas Pinarit, një pjesë e taksave të papaguara lidhen me makina që nuk ekzistojnë, por që pronarët e tyre nuk i kanë çrregjistruar; gjithsesi, ai tha se raste të tilla përfaqësojnë një pjesë të vogël.
Pinari shpjegoi se problemet me institucionet shtetërore, të cilat përfaqësojnë një pjesë të vogël në listë, lindin jo vetëm për shkak se ato nuk paguajnë taksat, por për shkak se në disa raste as nuk shqetësohen të çrregjistrojnë makinat që janë çuar për skrap. Sipas ligjit, të gjithë qytetarët që janë pronarë automjetesh duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me pagesat e taksave të përvitshme të automjeteve; çregjistrimin e perkohshëm të mjeteve në pronësi të tyre brenda 10 ditëve, kur nuk e kanë atë në përdorim për një periudhë të caktuar, apo çregjistrimin e përhershëm kur qytetari e ka nxjerrë mjetin jashtë qarkullimit. Po kështu, edhe për ndryshimin e pronësisë së tij në organet kompetente, brenda 10 ditësh nga kalimi i pronësisë nga njeri pronar në tjetrin, nëpërmjet akteve juridike. Në rast të kundërt, mjeti mund të bllokohet edhe pas një kontrolli të thjeshtë policie në rrugë.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com