TIRANË - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka gjobitur ditën e sotme disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Lartë me nga 100.000 lekë. Në listën e zyrtarëve të gjobitur biejnë në sy edhe disa drejtues institucionesh.
Përveç masës me gjobë ILDKPKI u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale për të cilën institucioni do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.
Pas rakordimit të punës për dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, ILDKPKI ka konstatuar se zyrtarët në fjalë nuk kanë dorëzuar në afat deklaratën e interesave private pa pasur shkaqe ligjore të arsyeshme.
Zyrtarët dhe ish-zyrtarët e gjobitur janë:
- Haneme Mata, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr.1, Tiranë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;
- Arben Sinoimeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr.4, Tiranë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;
- Enis Hoxha, me detyrë Këshilltar pranë Kuvendit të Shqipërisë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;
- Spiro Cura, me detyrë Këshilltar pranë Kuvendit të Shqipërisë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;
- Manjola Gjoni, me detyrë Drejtor i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;
- Mario Kalus, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Vlorë, Ministria e Mjedisit, për mosdorëzim të“Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;
- Arsen Selimi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Korçë, Ministria e Mjedisit, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;
- Gjergji Mërkuri, me detyrë Kryeinspektor i Degës Rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Vlorë, Ministria e Mjedisit, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;
Në zbatim të nenit 40, pika 1 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, sipas të cilit: “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë”, Inspektori i Përgjithshëm, përmes Vendimit të Posaçëm, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet e lartpërmendur.
Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj tyre, mësohet se Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarët, subjekte deklarimi, si dhe institucionin epror.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com