S’ka fitues derbi Partizani-Tirana
Nexhipi u prish festën bardhebluve

S’ka fitues derbi Partizani-Tirana<br />Nexhipi u prish festën bardhebluve
Derbi i 138-të i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur në barazim 1-1. Golat janë shënuar nga Morina dhe Nexhipi. Bardhebluve u ka shpëtuar fitorja nga duart në shtesë, pasi kryesuan për për shumë minuta.

Barazimi i bën punë më shumë ekipit të Partizanit që ngjitet në vendin e dytë në renditje së bashkë me Kukësin dhe Laçin, ndërsa Tirana mbetet në zonën e ftohtë të renditjes duke rrezikuar rënien nga kategoria.

Ndeshja është vendosur nga dy episode, fillimisht ka qenë Morina që ka kaluar ekipin e Tiranës në avantazh në fundin e pjesës së parë në të 41’ pas një rrëmuje në zonën e demave të kuq.

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë dhe e dyta, kur të gjithë në kampin bardheblu po bëheshin gati për të festuar, fantazisti i Partizanit ka barazuar shifrat pas një goditje nga këndi në shtesë. Fitorja më  e madhe e kampionatit ishte spektakli që dhuruan  10 mijë tifozë në shkallët e stadiumit ‘Qemal Stafa’.

Formacionet

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Rrahmani, G.Krasniqi, Murati, Antanasijevic, Maliqi, B.Krasniqi, Nexhipi, Mazrekaj, Sacer. Tr: M.Sampaio

Tirana: Lika, Pashaj, Muca, Vrapi, Kerciku, Taku, Karabeci, Kalari, Delic, Gilberto, Morina. Tr: G.Magani

Gjyqtarë: Jorgji, Preca, Mahmuti


Komentet dhe deklratat para ndeshjes
Sot në orën 20:00 në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ do të zhvillohet derbi i tretë këtë edicion mes Partizanit dhe Tiranës. Partizani dhe Tirana vendosen për herë të tretë përballë njëra-tjetrës në këtë sezon me objektiva krejtësisht të kundërta, Partizani për të siguruar pjesëmarrjen në kupat e Europës, ndërsa Tirana për të konsoliduar mbijetesën në Superligë

Në prag të ndeshjes trajneri i ekipit të Tiranës, Magani shprehet se bardheblutë qëndrojë shumë më lart se të kuqtë pavarësisht renditjes. “Tirana do të fitojë derbin, pasi është ekipi më i mirë. Fitorja përballë Partizanit dot thotë se me 70% kemi siguruar mbijetesën në Superligë.

Ekipin e kam përgatitur, por është vetë ndeshja dhe emri i kundërshtarit që të motivon akoma më shumë se fjalët” tha ai. Në vazhdim të deklaratës për mediat, Magani ka ndezur sfidën edhe në shkallët e stadiumit “Derbin në shkallët e stadiumit jam i sigurt që e fitojnë tifozët e Tiranës sepse në kryeqytet ka më shumë tifozë bardheblu” deklaroi ai. 

Ndeshja pritet që të ndiqet edhe nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Basha, por edhe nga shumë personalitet të sportit dhe politikës.

Në prag të ndeshjes, trajner portugez i Partizanit, Sampaio shprehet se: “Është një ndeshje shumë e vështirë, pasi është gjithashtu dhe një duel midis tifozësh,
por për ne është e rëndësishme si gjithë ndeshjet e tjera. Unë nuk mendoj se do të bëjmë të njëjtën paraqitje si në ballafaqimin e fundit me Tiranën, pasi lojtarët
ndihen të ndërgjegjshëm për këtë situatë.

Është shumë e rëndësishme që në fushë të japim një imazh tjetër në të gjitha ndeshjet,por sidomos në këtë derbi”, deklaroi ai.
Në vazhdim tekniku shprehet se shpërblimi për derbin jep ekstra motivim. “Nuk mendoj se shpërblimi jep shumë motivim, por jep ekstra motivim për të bërë
disa para. Unë mendoj se të gjithë lojtarët duan të fitojnë ndeshjet ku luajnë.

Futbollistët kanë një motivim kryesor që luajnë me Partizanin, ku ata kanë logon në zemrën
e tyre dhe në bluzën e tyre. Ky është motivimi i tyre i vërtetë. Dëshiroj që lojtarët të japin gjithçka në fushën e lojës, nëse ata do të marrin pikët maksimale ose jo. Ne
jemi Partizani dhe për këtë kemi luftuar në çdo ndeshje.

Lojtarët do të luftojnë në fushë dhe do të japin gjithçka. Nuk jam “guru” për të thënë se çfarë do të ndodhë në
ndeshje, por unë dua ta fitoj sfidën, si dhe për të futur kulturën e fitores në klub. Jam profesional në punën që bëj dhe do të kërkojmë të marrim maksimumin në
këtë takim. Nuk jam këtu për të trajnuar një ekip se si të humbasë, por për të fituar ndeshjet”, përfundoi ai.

Kukësi-Flamurtari
Kukësi mposhti me rezultatin 4-2 Flamurtarin. Për vendasit shënuan Cikalleshi dy gola, Boja dhe Smajli, ndërsa miqtë gjetën rrjetën dy herë me Liçaj dhe Likan.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin