S’ka marrëveshje, mandati
i Seserit drejt Kushtetueses

S’ka marrëveshje, mandati <br />i Seserit drejt Kushtetueses
TIRANE – Këshilli i Mandateve nuk ka arritur një marrëveshje se kush nga lista e Partisë Socialiste do të zëvendësojë ish-deputeten Rudina Seseri. Mbledhja, e nisur rreth orës 18:00 ka përfunduar pa asnjë rezultat rreth orës 19:45. Nga burime gazetareske mësohet se mazhoranca ka ndërmend të dërgojë çështjen drejt Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar mendimin e saj. Në listën e PS emri pas zonjës Seseri është ai Gjon Bardhit por ky i fundit ka zgjedhur që të mbajë postin e Kryetarit të Bashkisë së Fushë Krujës. Demokratët nuk e pranojnë këtë vendim të Bardhit.

Gramoz Ruçi ka pohuar gjatë mbledhjes se nuk përbën shkelje kalimi në emrin që vjen pas atij të Bardhit në listë. Socialistët kanë kërkuar të konstatohej papërpuethshmria e mandatit dhe të shpallej i pavlefshëm mandati i Gjon Bardhit, në mënyrë që KQZ ti hapi rrugën emrit tjetër në listë, Edison Konomit.
Pikërisht në këtë pikë PD dhe PS nuk kanë gjetur konsensus duke ja lënë në këtë mënyre Gjykatës Kushtetuese këtë interpretim. Kjo për socialistët do të thotë se do të qëndrojnë ende për ditë të tëra me një deputet më pak në Kuvend.

Më 16 dhjetor Rudina Seseri vendosi të dorëzojë mandatin e deputetes. Sipas ligjit zgjedhor, i takonte emrit pasardhës në listën e PS për qarkun e Durrësit të merrte këtë mandat.

Deputeti socialist, Erion Braçe, akuzoi demokratët se po vjedhin me dhunë mandatin që u takon atyre. “Të enjten kur kjo çështje plasi, Jozefina Topalli lajmëroi se mbledhja e Këshillit të Mandateve e Rregullores do të mbahej sot. Sot nuk ndodhi. Kështu ka ndodhur dhe tre herë të tjera! Përtej procedurës, ky është një skandal i madh. Është e kotë që flasim për zgjedhje të reja, të ndershme, të drejta e të barabarta, për lista elektronike, kontroll elektronik të kartave apo numërim elektronik! Këta po na vjedhin mandatin mu në mes të Tiranës, në Parlament dhe me dhunë. E kotë të flasim për reforma, mirëkuptim dhe konsensus pa u kthyer mandate. Menjëherë. Që nesër”, tha Braçe.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie