Mesi i ka dhënë një fitore mjaft të rëndësishme ekipit të Barcelonës përballë Espanjolit duke e mbajtur në të njëjtin hap me Atletiko Madridin që po ashtu arriti të merrte tre pikë mjaft me vlerë përballë Atletiko Bilbaos në transfertë.

Të dyja ndeshjet kanë qenë mjaft të forta, por në fund janë vendosur nga veprime individuale duke mos e ndryshuar renditjen edhe këtë javë në kampionatin spanjoll të futbollit.

Humbet Çelsi
Në Premier League kryendeshja e javës mes Arsenalit dhe Manchester Sitit është ndarë në barazim 1-1. Rezultati më shumë i ka shërbyer ekipit të Pelegrinit që mbetet në luftë për titullin kampion, pasi Arsenali duhet që të fitonte me cdo kusht.

Surpriza e javës në Angli ka qenë humbja e Çelsit përballë Kristal Palas me rezultatin 1-0.Mançester Junaited fitoi 4-1.

Ndalet Bajerni
Në kampionatin gjerman Bajerni më në fund është ndalur nga Hofenhain në një barazim 3-3, një nga golat për kampionët e Gjermanisë e ka shënuar kosovari Shaqiri.

Leverkuseni është ndalur po në barazim, ndërsa Dortmundi ka fituar me Shtutgardin me rezultatin 2-3 jashtë fushe.


d.b/shqiptarja.com