Sa cigare konsumon një shqiptar? Në gjysmën e parë të këtij viti u importuan 1451 ton

Sa cigare konsumon një shqiptar? Në gjysmën e parë të këtij viti u importuan 1451 ton

Përgjatë 6 muajve të parë të vitit në Shqipëri janë importuar përafërsisht 1.66 kg cigare, puro apo produkte të tjera me përmbajtje duhani për person (Grafik). Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave përgjatë gjysmës së parë të vitit në total janë importuar 1451 ton cigare. Edhe pse taksa e duhanit rritet vit pas viti, duket se importet ndjekin një rrugë tjetër.

Për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit, duke arritur çmimin prej 7250 lekë/1000 fije nga 1 janari 2024, ku synimi është dekurajomi i duhanpirjes. Në raport me vitin e kaluar deri më tani janë importuar rreth 45% e totalit të importuar përgjatë vitit të kaluar.

Sipas një studimi nga DSA, në vendin tonë 1 në 4 të rritur janë konsumatorë të duhanit. kostot që paguajnë duhanpirësit në Shqipëri nga buxheti familjar si shpenzime shëndetësorë dhe blerje medikamentesh shkojnë në rreth 189.5 milionë lekë në muaj.

Kohët e fundit një produkt i ri me përmbajtje nikotine po mbizotëron në tabakinot e vendit. Snus një produkt i cili është në formën e qeseve të vogla vendoset tek pjesa e sipërme e nofullës së individit. Ky produkt po bëhet shumë popullorë për moshat e reja, por megjithatë është I dëmshëm për qytetarët dhe nuk rekomandohet./Scan

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot