Sa dhunë del nga dhuna…ku është qytetërimi?

Sa dhunë del nga dhuna…ku është qytetërimi?

Në foto: Udhëtimi i Dantes në Ferr me Virgjilin. Ilustrime nga Gustav Doré

Kronika e zezë na mëson se edhe në shoqëritë më të përparuara ka individë që mund të shokojnë. Nga Europa në SHBA vrasës, dhunues, serial killer, përdhunues kanë mbushur faqe gazetash, dyer burgjesh, dënime kapitale, kanë tërhequr vëmendje psikologësh e sociologësh. Kur Dante Alighieri shkroi Ferrin, kur Shekspiri në tragjeditë e tij konturoi veset e shoqërisë njerëzore, kur Caravaggio pikturoi tmerrin në kufijtë e horrorit, nuk kishin asgjë më tepër se të tjera hisori të Mitologjisë e të ageve njerëzore.

Pra, të ditur e të paditur e dinë mirë se mes njerëzish të mirë ka edhe njerëz të tmerrshëm, se mes dashurisë ka dhe urrejtje, se mes virtytit ka dhe instikte kafshërore. Dallimin e bën një shoqëri e qytetëruar e cila di ta shohë në sy errësirën e të ndezë dritën e të bukurën për t’u përmirësuar. Kjo është sfida që nga kohët e kohërave: që njerëzit të fitojnë e të mbajnë me krenari emrin Njeri.

Ngjarje të rënda kanë ndodhur këto ditë edhe në Shqipëri. Për fat të keq përdhunimi dhe shantazhimi i të miturës në Kavajë është një dejavu (akt i parë e riparë) nga turma adoleshentësh në shoqëri që nuk kanë zemër, shpirt, sy. Nuk shohin prindërit, nuk sheh shkolla, nuk sheh Shteti. Të gjithë janë të zënë të shohin veten në Facebook, shumë kanë ngritur ego personale të mbivlerësimit e kalojnë ditën në pasqyra që i tregojnë të bukur e të mirë. E kështu harrohen më të brishtët. Fëmijët sidomos.

Kur Dante shkroi e përshkroi Ferrin, përmes Virgjilit (dijes) e Beatriçes (bukurisë e dashurisë) kërkoi t’u tregojë njerëzve rrugën për të kaluar nga Ferri te Purgatori në Parajsë. Për mendimin tim, nga Ferri i kësaj jete, e jo të asaj të përtejshmes. Freud, Jung, Niçe, Shopenhauer… të gjithë, shkencëtarë e artistë, me veprat e tyre përpiqen t’i hapin sytë njerëzisë të dallojnë Ferrin nga Parajsa, të shohin mirë e të dinë. Kjo është sfida më e madhe njerëzore, arritja e paqes dhe e mirësisë përmes kalvarëve e honeve që shpesh dalin në rrugëtimet e në ekzistencën e njeriut.

Vetëm këto përpjekje, të treguara nga të ndriçuarit e Tokës, mund të na ndihmojnë të kapërcejmë vështirësitë. Të tjera thirrje, të frikshme, që apelojnë të tjerë instikte edhe më të zymtë, siç shohim nëpër rrjete sociale këto orë e këto ditë, mund të na çojnë Akoma më shumë në dëshpërim e mjerim. Jo thirrjeve primitive, larg njerëzve që thurin e bëjnë solidaritet për vetëgjykime e veprime skoma më të tmerrshme se ato të keqbërësve. Dija, e bukura, e drejta, e vërteta, e qytetëruara na çojnë drejt emrit të çmuar Njeri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kureta: 05/02/2019 10:40

    Urrejtje kafsherore me shumice edhe nga pseudointelektuale. E frikshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)