Koncesioni i sterilizimit dhe check-up/ Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu për të dëshmuar 8 orë në Kuvend! Rjepaj: Më hodhët në gropë, por do dal i parfumosur

TIRANË- Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, ish-zvministri i Shëndetësisëm Klodian Rjepaj u shoqërua paraditen e sotme (20 shtator) nga paraburgimi në Kuvend për tu përballur me anëtarët e komisionit hetimor të Shëndetësisë mbi procedurën e koncesionit të sterilizimit dhe të Chech up. 

Pas një viti në qeli,- i arrestuar prej mesit të gushtit 2023,-  kjo ishte hera e parë që zëvendësministri i dikurshëm i Shëndetësisë, la paraburgimin, për t’i dhënë llogari një organi tjetër hetimor, e jo SPAK-ut. 

Plot 8 orë zgjati dëshmia e Klodian Rjepajt i cili ka pasur dhe rolin e kryetarit të komisionit të dhënies së koncesionit si të sterilizimit ashtu dhe të check up-it. Gjithashtu Rjepaj ka qenë dhe pjesëtar grupi për hartimin e procedurave të këtij koncesioni.  

Ai u tha deputetëve se ishte e pamundur që shteti vetë të investonte për sterilizimin e pajisjeve mjekësore, dhe se dhënia me koncesion i dha zgjidhje afatgjatë një problemi madhor si infeksionet spitalore. 

Deputeti PS Plarent Ndreca: Shkon deri në 11 milionë euro

Klodian Rjepaj: Jo, nuk kishim buxhet mjaftueshëm. Është ankimuar procedura  u la në fuqi nga Komisioni i Prokurimeve.KPP na ka dhënë të drejtë neve, majde na ka korrigjuar dhe pikët se nuk kishim dhënë pikët maksimale.

 Zëvendësi i Ilir Beqajt ra në një mendje me Kontrollin e Lartë të Shtetit, dhe ndryshe nga Drejtorët e Spitaleve që kanë raportuar më herët në komision, tha se spitalet nuk duhet të kishin paguar faturat e dritave për kompaninë koncesionare. 

Klodian Rjepaj: Kontrata është e hapur. Mesa mbaj mend është 19/3 që nuk e pengon që ligjin ta zbatojë cdo spital e të thotë duhet të paguash energjinë elektrike. Nuk shikohet bari por mullarët e kashtës për të kërkuar ndonjë gjilpërë dhe kur nuk u gjet gjilpëra është marrë fija e kashtës dhe është bërë gjilpërë.

Ish-zv.ministri që ka qenë edhe kryetar i komisionit të ofertave për këtë rast, mohoi të kishte njohje të mëparshme me Ilir Rrapajn, biznesmenin që përfitoi këtë koncesion në 2015. 

Ina Zhupa: Kjo makina juaj personale përdorej vetëm nga ju apo dhe Rrapaj?
Klodian Rrjepaj: Nuk e ka përdorur kurrë Ilir Rrapaj këtë makinë

Rjepaj pranoi se ishte ideatori i dhënies me koncesion edhe të kontrollit bazë shëndetësor, të njohur si check up pasi u pyet nga Ilir Beqaj sesi mund të vihej në zbatim premtimi elektoral i qeverisë Rama. 

Klodian Rjepaj: Meqënëse mua më hëngri goja për të dhënë një ide, më caktoi dhe kryetar të grupit të punës.

Rjepaj tha se ishte në dijeni të masterplanit të QSUT-së për sterilizimin por se nuk i kishte rënë në dorë memoja e Ogerta Manastirliut në atë kohë drejtoreshë e QSUT-së e cila ia dërgoi ministrit të atëhershëm Beqaj ku pranohet se reparti qendror i sterilizimit ishte teknologji avangardë për procesin e ripërshtatjes së sterilizimit me avull, sterilizimit në të thatë dhe mirëmbatjes dhe ripërpunimit të të gjithë instrumenteve kirurgjikale.

Klodian Rjepaj: "Jo nuk jam në dijeni. Unë them që do shkaktonte shumë dëm nëse do vihej në punë po atë vit ...Gjithë instrumentat ekzistues në sallat kirurgjikale ishin të pasterilizueshëm, se për 20 vite apo 30 vite përdorim kanë krijuar gropëza dhe këto janë gropëza në të cilat mikrobet mblidhen dhe nuk ka avull që i sterilizon. Nuk sterilizohen dot"

Deputetja e PD-së, kryetarja e komisionit hetimor,  Vokshi u ndal tek shifrat për investim në memon e e Rrjepajt drejtuar ministrit të atëhershëm Beqaj që ishin të ndryshme nga ato të studimit të fizibilitetit. 

Albana Vokshi: Në memon tuaj shifrat janë ndryshe nga studimi i fizibilitetit. Në njërën janë 50 mijë dhe cmimi për cdo kompleksitet është më i ulët, ndërkohë në dokumentin tjetër ke 37 mijë ndërhyrje duke rritur cmimin e kompleksiteteve. Pse shifrat janë ndryshe: 37 mijë me 50 mijë ndërkohë që është rritur cmimi?  Nuk mundet nga 50 mijë të shkohet në 37 mijë

Klodian RjepajNuk ka lidhje. Nuk jemi bazuar tek shifra 37 mijë. Nuk ka lidhje me metodologjinë ku jemi bazuar për koston.... Numri 37 mijë është lapsus

Albana Vokshi: Duket sikur në momentin e fundit duhet të jetë një dorë për të ulur numrin dhe rritur cmimin

Ish zv/ministri mbrojti tezën pse u dha me koncesion duke nënvizuar se cmimet janë mbështetur mbi kostot e referencës, madje janë ulur me 20 - 30 %

Albana Vokshi: Pse ishte efektiv koncesioni dhe jo PPP?

Klodian Rjepaj: 4 vite nuk u vu në punë reparti i sterilizimit sepse ishte produkt i planifikimit për të blerë artikuj... E vetmja akuzë që më bëhet është herezi. Nuk ka asnjë element. Nuk ka asnjë kosto mbi kostot e referencës përkundrazi janë ulur me 20 -30% të gjitha kostot e ndërtimit të këtij programi. Nëse do të bënim prapë koston me prokurorim publik ku do ti blinim instrumentet në uzinën e Gramshit apo Poliçanit”

Albana Vokshi: Jo do ti blinit tek Ilir Rrapaj?

Klodian Rjepaj: Nuk janë produkte që i prodhojmë këtu. Nuk ka çmime INSTAT për këtë gjë. Nuk ka çmime reference. Çmimet e referencës do I marrim jashtë.

Dëshmia për check-up
Ish-zyrtari i lartë që pret në paraburgim vendimin e drejtësisë për të, e pati të vështirë të shpjegonte se pse kompania që mori koncesionin e check up, u pagua për ekzaminime të pakryera, edhe pse qeveria financoi kontrollin vetëm për gjysmën e popullatës me moshë 40-65 vjeç. 

Klodian Rjepaj: Ka qenë target grupi 990 mijë persona dhe kjo fashë është fasha që nga ministria e financave na u tha që mbulimi do të jetë për gjysmën

Plarent Ndreca: Nëse në një moment do të vinin të gjithë dhe do ta bënim për një vit a do të mund tja jepnit këtë shërbim, kush i bënte pagesën referuar kontratës?

Klodian Rjepaj: Mos të harrojmë se asnjëherë nuk vijnë të gjithë bashkë sepse nuk ishte me detyrim
Zheni Gjergji: KLSH ka evientuar që vetëm për 8 muaj koncesioni ka marrë 1.9 mln euro ekzaminime të pakryera

...

Klodian Rjepaj: Kam që në 2016 që hetohem. Nuk është lënë gjë pa hetuar... Unë jam i paradënuar me burg, jo paraburgim, i paradënuar me burg për shkak të këtyre paragjykimeve në këto 8 vjet dhe gënjështrave që i keni sjellë po këtu. Të vërtetat do të thuhen do të dalin të vërtetat dhe nga këtu ku më keni hedhur në këtë gropë do të dal jashtë i pastër, i larë, i parfumosur. Kështu do të dal. 

Albana Vokshi: Si hirushja 

Pas 8 orëve dëshmi - Nga ora 10:00 - 16:00 dëshmia për sterilizimin më pas u vijua me dëshminë e Check-up deri në orën 18:00- Rjepaj u kthye në qeli. Kjo ishte hera e parë që një i paraburgosur pyetet nga deputetët e Kuvendit.  Rjepaj u paraqit në Kuvend pasi SPAK dhe drejtoria e Burgjeve dhanë leje të paraqitej fizikisht në komision.

Ndërsa javën e ardhshme deputetët do të dëgjojnë dëshminë e dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.

Me interes është dëshmia më 3 tetor, e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në hetim nga SPAK për koncensionin e sterilizimit, por njëkohësisht me masë arresti me burg për një tjetër hetim ndaj tij, atë të abuzimit me fondet e BE kur drejtonte agjencinë SASPAC.

Dy koncesionet qe u firmosen ne 2015
Kontrata e Sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. 

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check-up. Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro i firmosur më 2015, në paraburgim janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj të arrestuar më 17 gusht 2023Nën akuzë u morën me masa të ndryshme shtrënguese, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 5 zyrtarë të tjerë të institucionit.

Edhe kontrata e Check-Up rezulton e firmosur në vitin 2015 dhe Ilir Beqaj ishte ministri i atëhershëm i Shëndetësisë. Dosja është ende nën hetim nga SPAK edhe nga Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Kontrata është firmosur me kompaninë “3P Life Logistic” me PPP dhe për të cilën ka akuza nga opozita dhe dyshime se janë bërë pagesa pa u kryer shërbime. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
Klodian Rjepaj vijon dëshminë për koncesionin e Check up-it! Vokshi: Janë shkelur kriteret! Ish zv/ministri: U vlerësuan standardet

Komisioni hetimor i Shëndetësisë për koncesionet e sterilizimit dhe check up vijon marrjen e dëshmisë së ish zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj prej orës 10:00 të paradites së sotme. 

Pas 5 orëve dëshmi, Rjepaj u mor në pyetje për koncesionin e check up.

Rjepaj ka qenë kryetar i komisionit të dhënies së koncesionit si të sterilizimit ashtu dhe të check up-it, gjithashtu ai ka qenë dhe pjesëtar grupi për hartimin e procedurave të këtij koncesioni.  

Gjatë dëshmisë së tij Rjepaj tregoi pse u dha me koncesion check-up.

Klodian Rjepaj: Ne kondicionuam koston për njësi

Zheni Gjergji: Pse u aplikua tvsh në këtë kontratë?

Klodian Rjepaj: Nuk e di këtë. Nuk mund të përgjigjem

Zheni Gjergji: Pse menduat që të jepej me koncesion Privatit

Klodian Rjepaj: Ka pasur risi. Disponueshmëria e një sistemi të logjistikës,digitalizimi i materialeve dhe mjeteve nuk ekzistonte. …Dhe këtu është rrisku i menaxhimit të programit.

Në aspektin e planifikimit u mendua që të bëhej brenda qendrës klinike. U mendua që një operator privat të shërbente si mbështetës i praktikës që do të bëhej nga mjekët dhe infermierët.”

Zheni Gjergji: Edhe pse e kemi dhënë sot laboratorin e spitaleve rajonale me koncesion pas datës 13 të çdo muaji laboratori nuk jep shërbim. Kjo është pay/use

Pse e bëtë me numër fiks pra 475 mijë ekzaminime?

Klodian Rjepaj: U bë fiks se ne vumë çmimin e paketës të kondicionuar nëse do të bëhej pay/use do të vinte një tjetër ofertë që do të kalkulonte të gjithë shpenzimet dhe kostoja do të ishte shumë e lartë. Ne kondicionuam cmimin që do të paguanim për person, kondicionuam dhe cfarë kërkonim dhe ia lamë privatit të paraqeste një model biznesi.

 Zheni Gjergji: Numrat e njerzëve janë ende shumë të uleta nuk kemi arritur edukim të njerëzve

Albana Vokshi: Cilin kriter plotësonin përvec atij të Vilma Nushit?

Klodian Rjepaj: Janë vlerësuar sipas dokumentit të standardit.

Albana Vokshi: Më sqaroni licencat?
Klodian Rjepaj: Nuk I mbaj mend kanë kaluar 11 vite. Nuk mbani mend “Markegting and distrubution’ dhe ‘Trimed’ nuk kishin eksperienca dhe kishin marrë licenca dy ditë më parë?
Në bazë të ligjit nuk ka rëndësi se kur e merr licencën. Nuk I mban mend duhet të shoh dosjen. Ka kaluar 11 vite.

Albana Vokshi: Trimedi kishte vetëm licencë për barna. Janë shkelur kriteret. A e di që nuk kishte licencë dhe as ekspericën paraprake.

Klodin Rjepaj: Nuk e mbaj mend

Ndërkohë, diskutime pati edhe mes ish zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe nënkryetarit të Komisionit Plarent Ndreca lidhur me numrin e personave që do të kryenin Check Up.

Plarent Ndreca: Ministria e Shëndetësisë e kishte detyrim ligjor që të realizonte për të gjitha grupmoshën 40- 65 vjeç pa pagesë kontrollin mjekësor bazë, pse zgjodhët të vendosej një shifër prej 475 mijë persona, kur numri nuk ishte aq, pse e ulët këtë numër?

Klodian Rjepaj: Ka qenë target grupi 990 mijë persona dhe kjo fashë është fasha që nga ministria e financave na u tha që mbulimi do të jetë për gjysmën dhe vlera e ofertës ishte e tillë që paguheshin për person për analiza dhe aty përfshihej i gjithë sistemi i logjistikës dhe materialet e tjera në funksion të kësaj. Ministria e aprovojë për gjysmën dhe kjo s’do të thoshte se gjysma tjetër s’do ta merrte këtë shërbim.

Plarent Ndreca: Si do ta merrte kur kishit një numër të caktuar?

Klodian Rjepaj: Nëse do të bëheshin 4900 mijë ndërhyrje do të paguhej për ato ndërhyrje që bëheshin nëse do të bëheshin më pak do të paguheshin për atë numër.

Plarent Ndreca: Nëse në një moment do të vinin të gjithë dhe do ta bënim për një vit a do të mund tja jepnit këtë shërbim, kush i bënte pagesën referuar kontratës?

Klodian Rjepaj: Besoj se nuk kishte tavan, gjithë grupi target do ta merrte këtë shërbim, por asnjëherë nuk vijnë të gjithë sepse nuk ishte me detyrim shërbimi bazë, kjo u bë për të sensibilizuar. Nuk është tavani i pagesës është numri që ministria e Financave mbulon jo në aspektin e numrit maksimal të atyre që mund të vinin por në aspektin që ishte një risk i ndarë mes privatit dhe publikut.

Ora 14:47
REPLIKAT/ ‘Më keni hedhur në një gropë’ /Ish-zv.Ministri: Do dal i parfumosur keni për ta parë, Vokshi: Si hirushja?

Prej më shumë se 4 orësh vijon seanca dëgjimore me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësisë është shoqëruar me debate.

Në një moment, Albana Vokshi tha se “zotëria është në burg për shkak se po hetohet nga SPAK”. Kjo deklaratë e ka acaruar ish zv ministrin, i cili me tone të larta tha se po përdoret si argument qenia e tij në burg për të mbështetur akuzat e opozitës. Ai tha se e kanë futur në një gropë, nga ku do të dalë i pastër dhe i parfumosur.

Vokshi: A është zotëria në burg sepse po heton SPAK.

Rjepaj: Kjo është një gabim tjetër, nuk mund ta përdoresh qenien time në burg si argument për të mbështetur ato që thua.

Vokshi: Jo jo, unë përkundrazi…

Rjepaj: …Se mund ta përdorësh pastaj për të gjithë që janë në burg  dhe të gjithë atë që janë në arrest. Unë jam i paradënuar me burg,  jo paraburgim, për shkak të këtyre paragjykimeve që i keni sjellë në këto 8 vjet dhe gënjeshtrave që janë thënë këtu. Do dalin të vërteta dhe këtu ku më keni hedhur në këtë gropë do dal jashtë i pastër, i larë dhe i parfumosur, keni për të parë.

Vokshi: Si Hirushja?

Rjepaj: Atje ku e drejta ka vlerë, ku standardi shkruhet me gërma të arta, ashtu do dal. Mos e përdor më argumentin është në burg dhe për rrjedhojë ka shkelje.

Vokshi: Ka mundësi të ulni tonin zoti Rjepaj.

Rjepaj: Nuk e ul, jam këtu për të mbrojtur të drejtat e mia.

Vokshi: Ju e keni ngatërruar qëllimin e ardhjes tuaj këtu. 

......

Ina Zhupa: A të vret ndërgjegjja?

Klodian Rjepaj: Mund të më vrasë mua ndërgjegja përballë papërgjegjshmërisë,  dhunës, e fuqisë së padijes?! Jo! Ndërgjegja e pastër dhe e qetë është e vetmja armë që kam përballë kësaj dhune që po ushtrohet mbi mua.

Ora 14:20
Klodian Rrjepaj s’kursen batutat te Komisioni Hetimor: Kam kohë pa folur në burg, atje rri urtë unë se janë më të fortë

1726828389_klodianrjepaj.JPG

 

Foto: Ish zv/ ministri Klodian Rjepaj duke dëshmuar në komisionin hetimor të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit

Nuk kanë munguar edhe batutat nga ish-zv.ministri, Klodian Rrjepaj teksa dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin.

Rrjepaj doli disa orë nga qelia e paraburgimit për t’ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve për aferën e sterilizimit.

Rrjepaj nuk kurseu batutat duke thënë se kishte kohë që nuk fliste në burg, pasi atje rri urtë se tjerët janë më të fortë.

“Më fal se kështu  e kam zërin, se kam shumë kohë pa folur shumë kohë pa folur atje në burg, ngaqë janë më të fortë se unë dhe rri urtë”, tha ai ndër të tjera.

Ora 14:18
Koncesioni sterilizimit/ Rjepaj: Instrumentat në sallat kirurgjikale ishin të pasterilizueshme

Ish zv/ministri i Shëndetësisë mbrojti koncesionin e sterilizimit duke thënë se edhe nëse do të vihej në punë reparti i sterilizimit nuk do të mjaftonte pasi pajisjet kirurgjikale ishin tepër të konsumuara dhe sterilizimi nuk mund të bëhej as me avull.

Ndreca: Unë dua të di se si ka qenë gjenja e instrumentave kirurgjikal përpara 2013 dhe a ka qenë kjo një ndër arsyet që ju ka shtyrë për të marrë këtë iniciativë që u finalizua me këtë kontratë koncesionare që është objekt i hetimit të komisionit? 

Rjepaj: Baza e kësaj është nga raportimet e gjithë kirurgëve me të cilët unë jam takuar. Nga raportimet me shkrim të shërbimeve universitare të kirurgjisë dhe më tej dhe të cilët i përshkojnë instrumentat si të papërshtatshme përsa i përket funksionalitetit të tyre, përsa i përket përshtatshmërisë për ndërhyrje që do të thotë se nuk kishte instrumenta specifik, për shkak të gamës. Unë i kam çuar një kërkesë gjithë shefave të kirurgjisë dhe kirurgëve të QSUT-së po dhe kirurgëve të traumës dhe Senatoriumit, ku i kam kërkuar të dhëna në lidhje me këto karakteristika dhe është pikërisht ajo që po themi në debatin që lind.

Ndreca: A ka pasur raste që ndërhyrje të caktuara kirurgjikale nuk arrinin të realizoheshin për shkak të mungesës së instrumentave kirurgjikal që sot janë në dispozicion të kirurgëve nëse keni dijeni?

Rrjepaj: Nuk kam dijeni për këtë. Një arsye e kërkesës së lartë së personave që kanë kërkuar shërbime private ka qenë për kushtet higjeno sanitare por edhe për instrumentat që nuk kanë qenë në gamën e tyre të plotë. 
....
Rrjepaj: Tani prezenca e repartit të sterilizmit. Unë them që do shkaktonte shumë dëm nëse do vihej në punë po atë vit sepse nuk mjafton ajo gjë.

Gjithë instrumentat ekzistues në sallat kirurgjikale ishin të pasterilizueshëm, se për 20 vite apo 30 vite përdorim kanë krijuar gropëza dhe këto janë gropëza në të cilat mikrobet mblidhen dhe nuk ka avull që i sterilizon. Nuk sterilizohen dot. Pra ata që po përpiqen që të sqaroja dhe me kryetaren që ky inovacion diktonte dhe hapa të tjerë dhe nuk kishte pse ky inovacion të mos përdorej si gur themeli dhe për të zgjeruar dhe për të mbuluar gjithë Shqipërinë dhe të gjitha sallat. 

U vu çelësi u hapën dy vrima dhe u vunë 2 dryna të trashë që në 2015 kur të merrej në dorëzim duhej të përdorej gur fleksibël. Muze do të ishte edhe sot ta them me garanci këtë. Edhe po ta thashë këtë off rekord. 

Ndreca: Thonë që kontrata 10 vjeçare është shumë e gjatë duhej të ishte bërë për 2 vite a mund të realizohej për 2 vite.

Rjepaj: Nuk e di çfarë të them, por di të them që revolucionarët e rrugës nuk mund të mendojnë as konstruktivisht as intelektualisht e nuk kanë alternativë e google nuk është alternativë. Nuk e kisha për opozitën. 

Ora 14:15
Ndreca lë në këmbë Vokshin dhe merr drejtimin e Komisionit/ Debat me tone të ashpra mes Zhupës dhe Rjepaj, ish-zv.Ministri: Ça janë këto mo?! Ti nuk me denigron dot mua për njohje lagjesh

 

Një debat e ashpër ka ndodhur gjatë seancës së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë mes ish-zv.Ministrit Klodian Rjepaj dhe deputetes së PD-së Ina Zhupa. Shkak ishte pyetja e Zhupës ndaj Rjepajt, nëse ky i fundit kishte aksione në kompaninë e biznesmenit Ilir Rrapaj.

A keni ju aksione të përbashkëta dhe në kompaninë në të cilën ka dhe zoti Rrapaj?-pyeti Zhupa.

Ça janë këto mo, po kjo as pyetje s’duhet bërë. Po pse çfarë mendoni ju, se po të kisha unë aksione nuk do ishte ngrit akuza për tjetër gjë. Shiko nuk kam ardhur këtu të më denigrosh ti, 25 vjet të karrierës time për njohje lagjesh. Çfarë janë këto muhabete që bëni ? A do bëhemi serioz këtu ?-u përgjigj Rjepaj.

Nga ana tjetër Zhupa komentoi veprimin e deputetit të PS-së Plarent Ndreca i cili pas ikjes së Albana Vokshit për pak minuta, u ul në vendin e saj. Gjatë mbërritjes së Vokshit, Ndreca vijoj të qëndroj i ulur në vendin e kryetares duke shkaktur debat.

Nuk mund të bësh pyetje ti, duke u bazuar në thashetheme." - tha Ndreca.

Shko te vendi jot se erdhi kryetarja, unë stë ndërpreva fare. - tha Zhupa

Ora 14:12
Komisioni hetimor/ Ish zv/ministri Rjepaj vijon dëshminë: Biznesmenin Rrapaj nuk e kam njohur në Fakultet, e kam njohur më vonë! S'ka përdorur kurrë makinën time

 

Foto: Ish zv/ ministri Klodian Rjepaj duke dëshmuar në komisionin hetimor të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit

Prej orës 10:00 Klodian Rjepaj vijon të merret në pyetje në komisionin hetimor të koncesionit të sterilizimit. Ish-zyrtari i lartë mohon se e ka njohur biznesmenin nw fakultet sic thuhet nw dosjen e SPAK.

Ina Zhupa: Rrapaj përdorte makinën tuaj të MSH si zv.ministër

Klodian Rjepaj: Nuk është e vërtetë. Ka përdorur makinë personale.

Ina Zhupa: Po tuajën e përdorte Rrapaj?

Klodian Rjepaj: Nuk e ka përdorur kurrë Ilir Rrapaj këtë makinë

Ina Zhupa: A e keni njohur Ilir Rrapaj?

Klodian Rjepaj: “Nuk e kam mohuar ndonjëherë njohjen. Mohova njohjen kur më pyetët në kohën e fakultetit. Në shkollë as e kam njohur në atë periudhë.

Ina Zhupa: A ju ka lindur dyshim për kompaninë me kapital 1 mijë euro

Klodian Rjepaj: Nuk më ka shqetësuar se nuk ekzistonte si fakt. Në kërkesat e tenderit kanë qenë bashkim operatorësh. Service italia ishte një shoqëri prej 30 vitesh e kuotuar në bursë. Të tjerat i garanton lideri. Unë dhe anëtarët e komisionit kemi negociuar. 

Ora 13:33
Pse sterilizimi u dha me koncesion e jo PPP? Rjepaj në komision: Ku do t'i blinim instrumentet në uzinën e Gramshit apo Poliçanit?!

Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin, ndërsa prej më shumë se një viti ndodhet i arrestuar, së bashku me biznesmenin Ilir Rapaj.

Klodian Rjepaj: Për 4 vite nuk u vu në punë reparti i sterilizimit sepse ishte produkt i planifikimit për të blerë artikuj, jo të mendohej që në momentin që u inaugurua të niste punë.

E njëjta gjë na ka ndodhur shpesh herë, ndoshta ndodh dhe tani. Planifikohet një artikull por qëndron në kuti. Na ndodhi dhe në 2009 në sanatorium. Kredia austriake në 2007 e gjithë hermodinamikës kardiake ishte në kuti 7 mln euro për 2 vjet. Na u desht të planifikonim burimet njerëzore dhe në 2009 u bë pikënisja e repartit të kardiokirurgjisë.  

Pse është efektiv koncesioni dhe jo PPP?
“Nuk përfshihet vetëm kosto në përllogaritjen e krahasuesit të sektorit privat por rrisqet dhe vlerat. Kjo është diferenca që nuk kuptojnë prandaj e nderuar është kthyer në përplasje botëkuptimesh. E vetmja akuzë që më bëhet është herezi. Nuk ka asnjë element. Nuk ka asnjë kosto mbi kostot e referencës përkundrazi janë ulur me 20 -30% të gjitha kostot e ndërtimit të këtij programi. Nëse do të bënim prapë koston me prokurorim publik ku do ti blinim instrumentet në uzinën e Gramshit apo Poliçanit”

Albana Vokshi: Jo do ti blinit tek Ilir Rrapaj?

Klodian Rjepaj: Nuk janë produkte që i prodhojmë këtu. Nuk ka cmime INSTAT për këtë gjë. Nuk ka çmime reference. Çmimet e referencës do I marrim jashtë

Ora 12:28
‘Sa do kushtonte sterilizimi me prokurim publik?’, Vokshi pyet ish-zv.ministrin, Klodian Rjepaj: Nuk mund të krahasohen mollët me qepët

 

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj po pyetet në Komisionin Hetimor për koncesionin e sterilizimit, ndërsa dëshmia është shoqëruar me debate mes tij dhe kryetares së Komisionit Hetimor, Albana Vokshi.

Rjepaj u pyet nga Albana Vokshi se sa do të kushtonte sterilizimi nëse do të vihej në funksion me prokurim publik, por ish-zv ministri nuk dha shifër konkrete.

Vokshi: Ky koncesion nuk e ka shpëtuar sistemin e shëndetësisë, ende dhe sot përdoren autoklavat. Ende sot përdoren hidroklavat që janë pjesë e masterplanit. A u bë një përllogaritje sa i kushtonte po të vihej në funksion me prokurim publik, sepse i kishim të gjithë lekët. Sa i kushtonte qeverisë? A e keni bërë ju llogaritjen, sepse një mjek që ishte këtu tha që kushtonte 2.4 euro, ju e keni dhënë me kompleksitetin më të lartë 400 euro bashkë me tvsh. Pra puna juaj, detyra e parë ishte pse duhej të jepej me koncesion dhe pse ishte me efektive sesa me prokurim publik. A keni një vlerësim sa i kushtonte shtetit nëse e bënte me prokurim publik? Sa është çmimi për sterilizimin e seteve me prokurim publik dhe pastaj të bëjmë krahasimin.

Rjepaj: Kjo është ajo që thashë, që ju po thoni sa kushton sterilizimi i një seti. Unë po them sa kushton  një ndërhyrje kirurgjikale. Nuk është synimi të sterilizojmë setin, sepse është vetëm një nga procedurat bazë për të parandaluar infeksionet. Nuk është qëllimi që ne të vëmë në pune një repart qendror sterilizimi, por të kryejmë një ndërhyrje kirurgjikale të sigurt. Siguria në sallat operatore arrihet nga kushtet higjieno sanitare

Vokshi: Dua vlerën sa kushton?

Rjepaj: Unë po them sa kushton një ndërhyrje kirurgjikale. Nuk është synimi të sterilizimi i setit, se është vetëm një nga procedurat bazë. Qëllimi është të kryhet një ndër kirurgjikale të sigurt dhe cilësore, që arrihet nga kushtet higjeno sanitare. Nuk mund të jap vlerë, si ta jap afrofe? Ju flisni për një gjë tjetër, unë për gjë tjetër. S’mund të krahasojmë mollët me qepët. Më përmendet një mjek që ka thënë se do harxhonin 2.3 euro për sterilizimin e setit. Kostot që kryhet është për ndërhyrjen kirurgjikale, nuk është për setin.....

“Për 4 vite nuk u vu në punë reparti i sterilizimit sepse ishte produkt i planifikimit për të blerë artikuj, jo të mendohej që në momentin që u inaugurua të niste punë. E njëjta gjë na ka ndodhur shpesh herë, ndoshta ndodh dhe tani. Planifikohet një artikull por qëndron në kuti. Na ndodhi dhe në 2009 në sanatorium. Kredia austriake në 2007 e gjithë hermodinamikës kardiake ishte në kuti 7 mln euro për 2 vjet. Na u desht të planifikonim burimet njerëzore dhe në 2009 u bë pikënisja e repartit të kardiokirurgjisë."

.... 

Vokshi: Pse është efektiv koncesioni dhe jo PPP?
Klodian Rjepaj: “Nuk përfshihet vetëm kosto në përllogaritjen e krahasuesit të sektorit privat por rrisqet dhe vlerat. Kjo është diferenca që nuk kuptojnë prandaj e nderuar është kthyer në përplasje botëkuptimesh. E vetmja akuzë që më bëhet është herezi. Nuk ka asnjë element. Nuk ka asnjë kosto mbi kostot e referencës përkundrazi janë ulur me 20 -30% të gjitha kostot e ndërtimit të këtij programi. Nëse do të bënim prapë koston me prokurorim publik ku do ti blinim instrumentet në uzinën e Gramshit apo Poliçanit”

Albana Vokshi: Jo do ti blinit tek Ilir Rrapaj?

Klodian Rjepaj: Nuk janë produkte që i prodhojmë këtu. Nuk ka cmime INSTAT për këtë gjë. Nuk ka çmime reference. Çmimet e referencës do I marrim jashtë.

Ora 11:50
Koncesioni i sterilizimit/ 'Duket sikur dikush ka futur duart! Vokshi pyet pse u ndryshuan shifrat e operacioneve e kostove, Rjepaj: Lapsus

Deputetja Albana Vokshi u ndal tek shifrat e ndryshme për investim të cilat në memon e Rjepajt drejtuar ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë Ilir Beqaj ishin më të vogla se ato që i janë bashkangjitur studimit të fizibilitetit për në ministrinë e Financave. Kryetarja e komisionit hetimor për shëndetësinë për koncesionin e sterilizimit vuri në dukje se ka një diferencë të madhe mes shifrave në memo pra gjatë procesit të hartimit të ofertës dhe asaj që i është dërguar ministrisë së Finanace. Për Rjepajn bëhet fjalë për lapsuse dhe ka treguar se ku u bazua metodologjia e kostos. 

Albana Vokshi:  Më bën përshtypje që tabelat janë shifra të ndryshme. Tabela e memos që keni adresuar Beqajt në 10 tetor 2014 me tabelat dhe përshkrimin e studimit të fizibilitetit draftit të parë që ia keni bashkangjitur të njëjtës memo. Nga memo e parë ku thoni që nevojat plotësohen nga qendra e sterizilimit me 60 mijë por në 2013 janë bërë 50 mijë ndërhyrje.

Në memon tuaj shifrat janë ndryshe nga studimi i fizibilitetit. Në njërën janë 50 mijë dhe cmimi për cdo kompleksitet është më i ulët, ndërkohë në dokumentin tjetër ke 37 mijë ndërhyrje duke rritur cmimin e kompleksiteteve. Pse shifrat janë ndryshe: 37 mijë me 50 mijë ndërkohë që është rritur cmimi?  Nuk mundet nga 50 mijë të shkohet në 37 mijë

Klodian Rjepaj: Nuk ka lidhje. Nuk jemi bazuar tek shifra 37 mijë. Nuk ka lidhje me metodologjinë ku jemi bazuar për koston.

Albana Vokshi: Duket sikur në momentin e fundit duhet të jetë një dorë për të ulur numrin dhe rritur cmimin

Ndërhyn avokati: Nuk është momenti të bëni komente. Nuk mund të sugjestiononi dëshmitarin.

Albana Vokshi: Kur keni bërë 37 mijë ndërhyje keni rritur të gjitha cmimet e kompleksiteteve madje dhe të përpunimit të mbetjeve

Rjepaj: Në procesin e hartimit të tabelave ka pasur dhe diskutime si mund të ishin më mirë. Ka pasur një korrespondencë me ministrinë e Financave sa I takon tabelave dhe në komunikim ka ndikuar vlera e investment return rate (IRR). Ka komente nga ministria e Financave që nuk duhet të jetë e ulët por dhe as shumë e lartë.

Numri 37 mijë është lapsus. Numrit që I jemi referuar për të ndërtuar këtë program është 50 mijë ndërhyrje. Por nuk është me rëndësi numri sepse kosto për njësi është për ndërhyrje kirurgjikale e del për njësi. Kostoja del për njësi.

Çmimi i mbetjeve nuk ka ndryshuar në mesataren e vet sepse mesatarja është nxjerrë nga mesatarja e kontratave ekzistuese në bazë të operacioneve dhe kilogramëve. Është bërë formulë aritmetike e thjeshtë për të nxjerrë një rezultat

Albana Vokshi: Po lapsus është që në njërën tabelë riinvestimi është 1.6 miliardë dhe në tjetrën që është pjesë e dokumentit bashkangjitur është ulur 388 milionë

Klodian Rjepaj: Nuk ka riinvestim në tabelat financiare.

Albana Vokshi: Ka komponentë që janë ndryshuar nga memo juaj të tabelave financiare tek studimi që keni bashkagjitur. Është drafti i praë I studimit që I dërgohet ministrisë së financave.

Ose shifrat tuaja në memo janë të sakta, ose drafti i studimit që I ka shkuar ministrisë së Financave është i saktë

Klodian Rjepaj: Më duhet të shoh shënime  

  Albana Vokshi: Në tabelën e investimeve në Memo nuk janë të njëjtat zëra me ato ëq janë bashkëngjitur. Investime në automjete tek njëra tabelë e keni 40 milionë, tek tabela tjetër e keni zhdukur.

Tek riinvestimet e keni 1.587 miliardë e tek tjetra e ulët me 5 herë. Fitimin neto për kompaninë e keni rritur 2 – 3 herë. Ka dhe një lapsus tek faqja e fundit e dokumenteve të tenderit keni vënë për instrumentet kirurgjikalë e keni vënë 7.1 miliardë, ndërkohë që dokumentet i keni 1.2 miliardë. Tabelat janë ndryshe për ndryshe. Ka shumë gabime. Por është jo profesionale që për një koncesion që janë dhënë 100 mln euro dhe në vitet që kanë ngelur nuk e di sa do shkojë ky koncesion? Si jeni drejtues I komisionit. Përgjegjësia në një farë mënyre është e juaja për hartimin e dokumenteve përfundimtarë, se ato janë zyrtare, bëhen ofertat. 

Klodian Rjepaj: Mënyra e punës ka qenë që herë pas here na duhej të punonim me disa referenca e të përshtasnim një eksel për të arritur një vlerë IRL që ishte e pranueshme, dhe në këtë kontekst mund të kenë lëvizur shifrat mes elementëve për të balancuar të gjithë që të mos zbrisnim në një vlerë ku nuk do të kishte interes tregu për tu afruar në këtë procedurë. Shifra që ka rëndësi është shifra që ne kemi publikuar në agjencinë e prokurimit public dhe Financial Times, që është verifikuar dhe nga Universitet Bocconi.

Çmimet në total janë konfrontuar me çmimet referente në tregun Italian po ashtu dhe për elementë të veçantë I jemi refereuar dokumenteve zyrtare që kanë çmime reference.

Ora 11:19
Koncesioni i sterilizimit, ish zv/ ministri Rjepaj: Ilir Rrapaj dhe ortaku Umbro Staccini, ishin pjesë e delegacioneve në Itali

Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionin e sterilizimit. Rjepaj tha se Rrapaj ka qenë pjesë e delegacioneve në udhëtimet në Itali pasi ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë por dhe ministri të tjera..

Albana Vokshi:Në të gjithë vizitat qoftë në itali e Shqipëri ka qenë dhe Ilir Rrapaj e Umbro Staccini?

Klodian Rjepaj: Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias si personi i kontaktit që do të mbante lidhjet për të ndërtuar marrëveshjen me këtë rajon.  Në parantezë dua të them është gjë paralele me procedurën e koncesionit. Nuk është e njëjta gjë, sepse teksti i marrëveshjes nuk përmbante asnjë gjë nga kjo procedurë.

Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë por dhe ministri të tjera. Unë kam qenë i ngarkuar nga ministri për të hartuar draftin e marrëveshjes.

Albana Vokshi: Po Umbro Stacini ka qenë pjesë e delegacioneve. Ka pasur një seri nga nëntori 2013- janar, shkurt mars 2014?

Klodian Rjepaj: Nuk mbaj mend që të ketë qenë pjesë e të gjitha delegacioneve. Studimi i universitetit të Peruxhias nuk është koordinuar nga Ilir Rrapaj as Staccini por ka qenë nga professor Xhani Bidini dhe një grup tjetër shkencëstarësh.

Rrapaj e Staccini nuk kanë pasur fare tagër. Unë i jam referuar raportit të universitetit dhe jam bërë pjesë e studimit të fizibilitetit për standardet europiane të këtij shërbimi dhe inxhinierimin e proceseve.

Albana Vokshi: Do të thoni që Ilir Rrapaj dhe Umbro Staccini janë pjesë e 'servici italias' që fitoi koncesionin?

Klodian Rjepaj: Klodian Rrapaj e Staccini nuk janë pjesë të Universitetit por pjesë të polit që ka bërë koordinimin e marrëveshjes me rajonin e Umbrias. 

Ora 11:09
'Keni anashkaluar kërkesën e Manastirliut dhe jeni futur direkt në PPP', Vokshi: Pse nuk gjendet kredia e dytë? Rjepaj: Nuk kam qenë në dijeni

 

Gjatë zhvillimit të Komisionit Hetimor për shëndetësin çështja është ndalur në kredinë e dytë të marrë për procesin e sterilizmit. Sipas Vokshit kredia nuk është në studimin e fizibilitetit dhe ka pyetur ish-zv.Ministrin se përse nuk është vendosur. Rjepaj është përgjigjur se nuk ka qenë në dijeni për kredinë.

"Ju keni folur për bashkëpunim publik-privat dhe keni kërkuar ta kaloni në PPP pa marrë parasysh kërkesën e drejtoreshës së asaj kohe në QSUT Manastirliu dhe keni thënë që kjo PPP do sjellë eficencë. Pastaj thoni më poshtë “Në spitalin e urgjencës sterilizmi është një repart e inaguruar në 2010 dhe është një teknologji avangarde”. Pra e kishit aty, pra ishte avangarde. Edhe pastaj vijoni, “Aty fatkeqësisht për mungesën e pajisjeve profesionale, mungesën e informacionit për t’i përdorur këto pajisje dhe sot në 2014 nuk është ende në punë. Ata përdorin ende autoklavët që cënon pajisjet.” Pra sipas asaj që ju thoni qëndra ekzistonte por nuk përdorej. Ishte marrë kredia, pra ne sot paguajmë dy kredi për sterilizmin. Ju po thoni që nuk jeni në dijeni të kredisë së dytë që do vihej në funksion", tha Vokshi. 

"Këtu nuk flasim për kompetenca profesionale vetëm për stafin e sterilizimit por për përgjegjësinë e nje strukture. Nuk është një bashkim mekanik njerëzish që bashkohen në një qëndër. Nuk është një trajnim vetëm për autoklavat apo për teknologjinë e re. Duhetë thënë se është një koncept krejt i ri dhe për Europën. Përpos faktit që veglat në reparte janë të vjetra, sepse nuk ëshë shërbim klinik por prodhimi. Pra qoftë në praktikën profesionale ka sjellë një përqëndrim të këtyre strukturave si administrative dhe mjekësore në zinxhir për vlerën."-tha Rjepaj. 

Më pas Kryetarja e Komisionit ka vijuar duke e pyetur për kredinë e dytë të munguar në planin e fizibilitetit, një kredi e miratuar nga Banka Europiane. 

Vokshi: E theksova se kredia 50 milionë e 600 mijë euro është bërë në 2014 dhe ka qenë kur ju ishit zv.Ministër. Objektivi i këtij komponenti është sterlizimi. Po flasim vetëm për repartin qëndror. Kredia e dytë e Bankës së Europës vendoset si komponent dhe kjo nuk shfaqet në asnjë vend.

Rjepaj: Nuk kam qenë në dijeni, sepse plani fizibilitetit është miratuar në Tetor ndërkohë që kredia është miratuar në Nëntor

Vokshi: Kjo ka qenë një informacion i munguar apo jo ?

Rjepaj: Nuk ka lidhje me kredinë ky studim.

Vokshi: Ju keni thënë se në 2013 janë bërë 13 intervente. Si kryetar i komisionit të kocesionit, pse i jeni referuar vetëm 1 viti dhe pse ai vit është përcaktues se çka ndodhur më parë apo çfarë do vinte më pas.

Rjepaj: I jam referuar vetëm një viti sepse nuk ndikon në kosto. Modeli që u përdor ishte “paper uses” dhe u bazua te një sërë dokumentash shkencore.

Vokshi: Cilat ishin dokumentat specifike se ju thoni në mbledhjen e parë se kush do jëtë në komision por nuk thoni për çfarë po flisni?

Rrjepaj: Ne kemi folur dhe për procesin.

Ora 11:03
‘Qendra e sterilizimit nuk u vu në punë’, ish-zv.ministri në Komision: S’jam në dijeni të memos së Manastirliut, nuk e di nëse i është kthyer përgjigje

 

Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, e pyeti ish-zvministrin nëse ishte në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu i ka dërguar ministrit të asaj kohe, ku ngrite shqetësimin për mos vënien në punë të qendrës së sterilizimit.

Ish-zv.ministri tha se nuk ishte në dijeni të kësaj memo, nuk i ka shkuar atij kurrë dhe s’ka dijeni nëse i është kthyer përgjigje.

Në një memo të datës 26 qershor 2014 që Ogerta Manastirliu ia dërgoi ministrit të atëhershëm Beqaj ku pranohet se reparti qendror i sterilizimit në QSUT ishte teknologji avangardë për procesin e ripërshtatjes së sterilizimit me avull, sterilizimit në të thatë dhe mirëmbajtjes dhe ripërpunimit të të gjithë instrumenteve kirurgjikale.

Pjesë nga dëshmia

Vokshi: Kur e keni marrë këtë detyrë, në bazë të cilit urdhër. Fillojmë me sterilizimin.

Rrjepaj: Këtë detyrë e kam marrë në gusht të vitit 2014. Si kryetar i kom të proces kons për sterilizimin. Ndërkohë që ka qenë një parapërgatitje me ministrin, kemi pasur një vizitë studimore.

Vokshi: Keni mbajtur detyra të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë, cilat kanë qenë dhe cilat periudha.

Rjepaj: Kam qenë nga viti 2009-2012 shefi i Kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga 2013 deri në 2017 kam qenë zv.ministër i Shëndetësisë.

Vokshi: Pjesa e procesit të sterilizimit ka nisur më herët, në periudhën që ju keni pasur një detyrë në ministri. A jeni në dijeni të master planit të hartuar me ndihëm e Bankës Botërore, që përfshin shumë komponentë edhe sterilizimi me 5 komponentë që u dha me koncesion.

Rjepaj: Jam në dijeni të masterplan të QSUT të përgatitur nga kompania gjermane, kam qenë prezent edhe në një nga inaugurimet që janë bërë të një pjesë të spitalit të ri të urgjencës të financuar nga CEB. T’iu korrigjoj në këtë aspekt, se pjesa e përgatitur nga Top Consult i përkon vetëm investimit në repartin qendror të sterilizimit

Vokshi: Qeveria bëri atë masterplan, kishte edhe komponentë të tjerë, njeri ishte edhe investimi në repartin qendror të sterilizimit në katin nëndhes. Sa ishte vlera e investimit, është marrë kredi e bankës së Këshillit të Europës. Sa ishte pjesa e investimit në kredinë e parë të CEB.

Rjepaj: Pjesa e investimit në pajisje tek ka qenë 0.8 mln euro, për pjesën e hapësirës së infrastrukturës ka qenë duk tek 0.6 mln euro.

Vokshi: Pse nuk filloi puna. Jeni në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu në shkurt 2014, si ish-drejtoreshë i është drejtuar Beqajt me një shkresë ku ka paraqitur gjendjen aktuale të repartit, fotot përkatëse, ku në bazë të asaj çka duket unë besoj që ju jeni në dijeni, janë ambiente moderne të pajisura me aparatura sikurse edhe ju e përcaktoni në memon tuaj, me teknologji avangardë. I ka kërkuar Beqajt pasi ka bërë një përshkrim, ka theksuar qëllimin e punës, ka përshkruar të gjitha zonat, kapacitetin e përurimit. Dhe ju thoni në memo që janë mjaftueshëm për 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale.

Në memo Manastirliu bën edhe shpjegimin e skemës së gjithë procesit, e mbyll duke përshkuar jo vetëm sterilizimin por edhe të transporti të produkteve që sterilizoheshin, deri në momentin futjes të konteinerëve që më tej do asgjësoheshin. Pjesë e memos është edhe përllogaritja e stafit që nevojitej që duhej trajnuar për të vënë në funksionim qendrën e sterilizimit që do përballonte të gjitha nevojat e gjithë Shqipërisë. Ky repart ishte i mjaftueshëm për të përballuar 60 mijë operacione.

Po në memo ka skemën e transportit dhe ka bërë një përllogaritje të kostove për lënde djegëse për kaldajën, lavenderinë, kosto për transportin dhe mirëmbajtjen e aparaturave që është në vlerën 5.7 mln lekë. I ka kërkuar ministrisë ndihmë me trajnimin e stafit nga PIU i ministrisë, njësia për zbatimin e projekteve të huaja për ta vënë në funksionim.

Jeni në dijeni për ndonjë përgjigje për këtë memo ku shqetësimi është shumë i lartë.

Rjepaj: Jo s’jam në dijeni.

Vokshi: Ju s’keni parë përgjigje?

Rjepaj: S’më ka ardhur mua kjo shkresë dhe nuk di nëse është dërguar përgjigje kësaj shkrese.  Nuk e kam parë dhe as nuk e kam lexuar në atë kohë, s’më ka ardhur mua.

Vokshi: Memo juaj që ka edhe një shënim te ish-ministrit Beqaj, ‘dakord të vijojmë me procedurat e tjera’. Kjo memo është hartuar pa parë memon e Manastirliut? Se ju i jeni referuar shifrave të Manastirliut.

Rjepaj: Memo ka autorizimin e Manastirliut vetëm në faqen e parë, pjesa tjetër është plani i Top Consult për repartin e sterilizimit. Atë memo nuk e kam parë, s’më ka ardhur mua, janë dy dokument të ndara që janë bashkuar në një.

Vokshi: Ministri nuk i përgatit vetë shkresat, ja bën stafi. I duhej kthyer një përgjigje, pse duhej vënë në punë, pse s’duhej vënë.

Rjepaj: Nuk më ka ardhur kjo memo.

Ora 10:27
'Hetimi duhet të jetë në përputhje me objektin', Rjepaj merr leje nga SPAK dhe dëshmon në Komision, Spaho: Ne po kryejmë hetim administrativ

 

Ish-zv.ministri Klodian Rjepaj ishte i pranishëm sot në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Rjepaj ka marrë fjalën fillimisht dhe ka kërkuar që hetimi të jetë në përputhje me objektin.

"Kam një koment të shkurtër. Besoj se hetimi duhet të jetë në përputhje me objektin. Të thuash që po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Sterilizmi është një shkurtim gjuhësor është një lejim i objektit të këtij projekti dhe ka ardhur si devijim i këtij projekti. Kur themi sterilizmi të nënkuptojmë një projekt i cili ka objektin e vet dhe ofrimin e veshjeve një përdorimshe, pacientin, shtratin dhe administrim e repartit qëndror të sterilizimit. Sterilizmi është një nën komponentë e komponentes. Më pas vjen kategorizimi në asetet."-ka thënë ish-zv.ministri Shëndetësisë.

Nga ana tjetër deputeti i PD-së Spaho ka thënë:

“Dakord me atë që projekti është shumë komponentësh, por objekti i hetimit të komisionit nuk është i njëjtë me objektin e hetimit të SPAK. Ne po kryejmë hetim administrativ dhe kjo duhet të jetë e qartë dhe e ndarë.”

Ora 10:26
VIDEO/ Klodian Rjepaj me pranga në duar, momenti kur ish-zv.ministri mbërriti në Kuvend për të dëshmuar për sterilizimin

 Me pranga në duar, ish-zv.ministri Klodian Rjepaj mbërriti në Kuvend për të dëshmuar për sterilizimin në Komisionin Hetimor në orën 10:00

SPAK e burgjet i dhanë leje të dëshmojnë Doli nga Kuvend për të dëshmuar për sterilizimin në Komisionin Hetimor.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check-up. Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Klodian Rjepaj u arrestua me urdhër të SPAK më 17 gusht 2023 së bashku me biznesmenin  pronari i kompanisë Investital LLC, për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 24/09/2024 12:59

    Albana Vokshi kryehajdutja e pd gērthet hajduti hajduti kapeni hajdutin kur vet ēshtē kryehajdutja. Tani kta hajdutēt e pd jan bēr dhe gjykatēs po ça pune kan kta qē tē pyesin tē pandehurin ? ? ? Kjo gjē ndodh vetēm nē Albanistanin e Evropēs. Ktu çudira i shef vetēm nē Albanistan.

    Përgjigju
  • Avokati G: 21/09/2024 01:03

    O Klod o Frate...qenka dobsu e qenke plak! Hajde se do rrish dhe pak aty se te ben mire!

    Përgjigju
  • E DREJTA: 20/09/2024 14:35

    BERISHJANET E KRIMINELIT KARAXHIXH E KANE NE A.D.N RUGACERINE ...,ME KETE KAM THENE GJITHCKA

    Përgjigju
  • Teater me palaco: 20/09/2024 10:39

    Perse po e merr ne pyetje kuvendi pasi eshte arrestuar? C’fare eshte ky teater me palaco, se kukllave ju marrin te keqen? C’fare qellimi kane per marrjen ne pyetje nga paraburgimi ky kuvendi plot me deputete hipokrite qe edhe per pak publicitet shkojne edhe ne varrimin e nje njeriu qe ndoshta as e njohin. Ndersa per fushate elektorale therrasin ata qe i ka tashme arrestuar drejtesia. Por qe ne te vertete duhet te ishte kuvendi qe do i bente seancat para arrestimeve. Ndoshta kuvendi me kamerat e ndezura do ta “beje per nje lek”. Sa po tallen me kete popull . Efhe populli nuk i heq qafe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion