Sa do rritet mosha dhe pensioni
 Ja kush preket nga ndryshimet

Sa do rritet mosha dhe pensioni<br /> Ja kush preket nga ndryshimet
TIRANE- Deri në 31 dhjetor 2015 gratë që do dalin në pension, do ta marrin dy muaj më vonë, pra kur të kenë mbushur moshën 60 vjeç e dy muaj. Ndërsa gratë që do të dalin në pension nga 1 janari 2016 do të dalin në pension 4 muaj më vonë.

Pensioni i plotë për gratë për vitin 2016 do të përfitohet në 60 vjeç e 4 muaj. “Duke marrë në konsideratë traditën e vendit tonë, zhvillimet e tregut të punës, nivelin e papunësisë të grave afër moshës së pensionit, problemet sociale etj, është menduar që mosha e daljes në pension për gratë të rritet me tre vjet, pra nga 60 në 63 vjeç, duke harmonizuar të gjitha kërkesat dhe detyrimet. Rritja e moshës do të bëhet në mënyrë graduale, duke u rritur me vetëm 2 muaj në vit, dhe efektin e plotë do ta ketë në vitin 2032, ose pas 17 vjetësh.

Në vitin 2032 do të dalin në pensin, në moshën 63 vjeç, femrat e lindura në vitin 1969”, - parashikohet në ligjin për sigurimet shoqërore. Por edhe pas vitit 2032 mosha do të vazhdojë të rritet me dy muaj. Mosha e daljes në pension për gratë në vitin 2057 do të jetë 67 vjeç.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve