Sa është numri i mjeteve rrugore
dhe sa prej tyre qarkullojnë

TIRANE- Numri i mjeteve rrugore në Shqipëri ka pësuar një rritje të konsiderueshme, duke filluar nga viti 2001. Sipas të dhënave të Raportit të Sigurisë rrugore për vitin 2013, numri i mjeteve rrugor për vitin e kaluar ka arritur në 445,956. E krahasuar me vitin 2001, në rrugët e Shqipërisë numri i automjeteve është pothuajse dyfishuar.

Pra nga viti 2001 e deri në vitin 2013, janë shtuar 231,451. Duhet theksuar, se duke qenë se këto janë statistika zyrtare, këtu bëhet fjalë për mjetet rrugore, të cilat rezultojnë të regjistruara, në bazë të legjislacionit. Ndërkaq, këto statistika kanë mungesë saktësie për shkak se nuk ekzistojnë të dhëna për numrin e automjeteve të çregjistruara. Si rrjedhojë, nëse do të jepej një shifër, në lidhje me numrin e mjeteve rrugore në qarkullim, atëherë shifra më e përafërt, është ajo që përkon me numrin e mjeteve që kanë kryer kontrollin teknik.

Argumenti
Ekspertët e Transportit kanë renditur 3 arsye, se përse mungesa e të dhënave, për çregjistrimin e mjeteve rrugore, nuk mund të japë një shifër të saktë, për numrin e mjeteve aktualisht në qarkullim:

-Mjetet rrugore, të trashëguara para vitit ‘92, janë jashtë përdorimit
-Mjetet rrugore të importuara gjatë viteve ‘92 – ‘98, të cilat në momentin e importimit kanë pasur moshë mesatare mbi 10 vjet, aktualisht pothuajse nuk janë më në qarkullim,
-Mjetet rrugore të dëmtuara tërësisht nga aksidentet rrugore gjatë gjithë viteve 1990 – 2012, nuk janë në qarkullim, dhe ekspertët e Transportit gjykojnë se, nëse nuk ka të dhëna për çregjistrimin e tyre, sigurisht numri i mjeteve rrugore në qarkullim nuk është ai, i dhënë nga numri i mjeteve rrugore të regjistruara 
 
Mjetet rrugore, 70% kryejnë kontrollin teknik
Numri i mjeteve rrugore, që kanë kryer kontrollin e detyruar teknik, në bazë të legjislacionit, për vitin 2013, ka qenë 306,473. Ndërkaq, në të dhënat e mësipërme rezulton që numri i mjeteve rrugore të regjistruara është  445,956. Si rrjedhojë, duke u bazuar tek nëse në vitin 2013 janë të regjistruara 445,956 mjete rrugore, procedurën e kontrollit teknik dhe pagesën e taksave të përcaktuara me ligj, e kanë kryer gjithsej 306,473 mjete rrugore, ose rreth 31,3 % më pak. Kjo vë në pah kryesisht problemin e çregjistrimit të makinave, të dala jashtë përdorimit, siç argumentohet nga ekspertët e transportit
 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse ecni çdo ditë?

Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse ecni çdo ditë?