Sa hapësirë ka një rilindje e re shqiptare?

Sa hapësirë ka një rilindje e re shqiptare?
Partia Socialiste dhe kreu i saj, Edi Rama, po shkojnë drejt zgjedhjeve të 23 qershorit me propozimin e asaj që ata e kanë quajtur “Rilindja shqiptare” apo shkurt “Rilindja”. Termi është mjaft i fortë po të mbajmë parasysh faktin se Rilindja si e tillë përbën një zhvillim të rrallë dhe madhështor në historinë e qytetërimeve apo kombeve. Rilindja Europiane, përshembull, është ajo që ndau mesjetën e errët nga koha moderne.

Rilindja kombëtare shqiptare shënoi formimin e kombit dhe shtetit shqiptar. Në fund të luftës së dytë botërore komunistët e Enver Hoxhës erdhën në pushtet me devizën shelbuese të ndërtimit të një botë të re. Në dhjetor të vitit 1990 Shqipëria përjetoi rilindjen e saj demokratike pas viteve të gjata të izolimit, represionit dhe terrorit komunist. Shembujt e mësipërm tregojnë se në thelb rilindjet e vërteta nuk programohen, por ndodhin .

Ato pagëzohen si të tilla aposteri, në vlerën e ndryshimeve që sjellin. Ndërkohë, rilindjet shelbuese për një botë të re, si ajo që mëtuan komunistët pas luftës së dytë botërore, përfundojnë në tirani dhe mizerje.

Nëse i përmbahemi kuptimit të mirëfilltë Rilindjet janë dukuri shoqërore që ndodhin përnjimend rrallë. Kjo është arsyeja kryesore që Rilindja socialiste ka provokuar diskutime , reagime, debate. Disa e shohin atë si shprehje të një radikalizmi të maskuar me fjalë të bukura. Konkluzioni është libresk, me doza të agjitacionit të ditës. Në kuptimin për të cilin flitet, revanshi është i pamundur me kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Nga ana tjetër programi I PS-së e përmban si vlerë dhe si premtim të ri kulturën e respektit. Me fjalë të tjera Rilindja nuk mund të jetë kundër vetvetes sepse do të pushonte se qëni e tillë.

Disa të tjerë nuk kanë shqetësim revanshin, por e shohim Rilindjen si një aberracion kulturor, domethënë si një teprim apo si një mospërputhje evidente midis ambalazhit dhe brendisë, midis etiketës dhe mallit. Për ta, fjala Rilindje nuk shkon për të përbledhur premtimet dhe ambiciet e një legjislature të re, sado të thella qofshin ato. Kjo rrezikon tw krijojw edhe illaritet. Duke mos kuptuar asgjë nga sensi i masës, që është sensi dijes dhe kulturës, amatorwt dhe injorantwt kanë filluar ta shvlerëesojnë Rilindjen duke i veshur një mizëri endërrash të vogla, përfshirë mirëmbajtjen e palestrave të peshëngritjes. Njëherë e një kohë gjithë shqiotarët ishin Mic Sokola. Do të jetë qesharake të dëgjosh se ëdo gjë është rilindje.

Jo ëdo e keqe ka si përgjigje rilindjen dhe jo ëdo alternativë wshtw rilindje. Taksa progresive, përshembull, rri shumë mirë në një program rutinor të së majtës. Po ashtu, heqja e takses për biznesin e vogël, mbështetja e fermerëve për tregjet dhe imputet bujqësore, reforma në shëndetësi, masat antikrizë e tjerw. Me to mund të konkurohet fare mirë, me seriozitet dhe modesti, pa ushquer iluzione.

Po a ka vërtetë hapësirë për një rilindje në kohën që jetojmë dhe a është projekti i PS-së adekuat me pritshmëritë e një rilindjeje të vërtetë? Ka gjithnjë tema, sektorë dhe koridore që përligjin elementë të rilindjes edhe në hapësirën e alternimit të pushtetit me votë nga një parti në tjetrën. Pwr mua fusha e madhe e rilindjes wshtw mbyllja e epokws “politika nw plan tw parw” dhe fillimi i epokws sw shwrbimit nw modesti dhe pwrgjegjwsi. Por nuk dua tw flas kwtu pwr “Rilindjen time”

Fakti është se në vendin tonë dhe në kohën e sotme kemi minimumi katër ëeshtje madhore, zgjidhja e të cilave do të regjistrohej me dinjitet si rilindje.
Është bashkimi kombëtar, një tëmë që nuk mund të jetë ëeshtje e një partie të vetme dhe as vetëm e Shqipërisë, por e Kosovës dhe e faktorit ndërkombëtar.
Është ëeshtja e zgjedhjeve. Jemi nga vendet e rralla në kontinent, në mos i vetmi, që nuk e kemi kaluar testin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Opozita ka luftuar fort dhe premton një rilindje të vertetë në ketë sfidë, që duhet ta ndajë me kundërshatrët e saj në pushtet sot apo në opozitë neser.

Është sundimi i ligjit. Ligji në Shqipëri është vulnerabël përballë korrupsionit, nepotizmit, klietelizmit, tarafeve poltike, e tjerë. Kemi “kulturën” e shtetit politik. Ëeshtje a sundimit të ligjit është në thelb ëeshtja e demokracisë funksionale në Shqiipëri. Në këtë rrafsh kërkohet rilindje në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duke synuar të hedhin prapa krahëve gjithnjë një tradite negative që daton herët.

Të gjitha opozitat e premtojë; edhe PD në vitin 2005 e ka premtuar . Sot e premton PS. Në këtë rrafsh, gjëja me e “lehtë” por edhe më domëthënëse që mund të bëjë një qeveri është të verë në lëvizje forcën e shembullit të mirë, duke filluar nga vetja. Aktualisht PS është në opozitë, por një gjest domethënës se do të drejtojë me shembullin e mirë, do të ishte përshembull, angazhimi që tani i deputetëve biznesmenë të kësaj partie se kërkojnë votën e popullit për të paguar me shumë para si individw nw arkwn e shtetit, duke fittuar me shumw siguri nw shkallw vendi e tjere Gjithnjë nëse e besojnë programin e PS-së.

Një ëeshtje tjetër që “kurohet” ne rilindje është drejtësia, e cila ka autorësinë kryesore të kulturës së pandëshkueshmërisë si damka më e madhe që na është venë si vend në progres raportet e BE-së. Drejtësia është akoma letër e bardhë për opozitën. Ka kohë deri në shpalljen e programit.

Frymë rilindjeje ka në artikulimet e Ramës për tejkalimin e kulturës së llogoreve, urrejtjeve, dhunës verbale, hakmarrjes , persekutimit dhe diferencimit të njerëzve për arsye poliitke, duke respektuar si një gjë të shenjtë liritë e tyre. Kjo është shumë e bukur. Është misioni i një elite politike moderne në vendin tonë. Një mision i lidhur me politikat e zhvillimit, pasi në një vend që ka si front kryesor pune sektorin publik qeveria, do s’do, është e detyruar të punëojë disa nga mbeshtetesit e vet , gjë që nuk mund ta bejë ndyshe veëse duke larguar “ në mënyrë “ ligjore të punësuarit e palës tjetër.

Dhe ja ku vimë te një ëeshtje madhore që kërkon dhe përlligj Rilindjen me “R” të madhe. Prodhojmë shumë pak. Më mirë më thënë nuk prodhojmë. Thellimi i borxhit nga qeveria në kushtet kur nuk prodhojmë, rrezikon të na fundosë. Prodhimi është sfida numër një, që duhet të konkretizohet. Programi i Rilindjes në këtë fazë ka më të qartë se ëfarë do të japë me shumë PS në shendetësi, në arsim, në sport, asistencë e tjerw, se sa ku do të orjentohet prodhimi dhe si. Me një politikë të përkushtuar në sektorin e industrisë se peshkimit dhe infrastrukturës portuale ku mund të hapen 20 mijë vend pune brënda katër vjetëve. Në zbërthimin e programit nga një rreth në tjetrin pjesa e industrisë së detit dhe infarastrukturës ka rrezuktuar deri me sot fare periferike. Deri edhe në Lezhë ku ka tre fabrika të mëdha të përpunimit te peshkut dhe një projekt për të ndërtuar një port të ri në Shengjin, zbërthimi i programit iu kushtua kriminalitetit.

Ka akoma kohë deri në fillimin e fushatës për të “kolauduar” pjesën rutinë të programeve dhe pjesën ku kërkohet rilindje. Nuk duhet të harrojmë se mjedisi i sotëm ka vetinë t’i shveshë shpejt thelbet, aq sa janë, nga fjalët e tepërta.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 14 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore