Dasma e këngëtarit shqiptar Sinan Hoxha u kthye në një event social për të cilin u diskutua mjaft. Një detaj mjaft “pikant” e këtyre diskutimeve është edhe se sa shpenzoi këngëtari dhe bashkëshortja e tij Andrra, për të realizuar dasmën e “andrrave”.

Sipas miqve të afërt të këngëtarit dasma me rreth 1000 të ftuar ka kushtuar rreth 15 mijë euro. Një element i cili ka bërë mjaft përshtypje në këtë dasëm ka qenë edhe marrja e nuses nga Kumanova me helikopter përveç veturës luksoze.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)