Nuk është në ballë të protestës, por në prapavijë me celular në dorë.

Kjo foto është publikuar në rrjetin social Facebook të deputetit Eduart Ndocaj, me mbishkrimin:  “Shkëlzen Berisha shumë i interesuar për fjalimin e Bashës. Kjo foto është kuptimi i plotë i kësaj proteste”.

Sic e shihni në fotografi duket qartë dhe aktori i humorit, Julian Deda, që ndodhet në krah të Shkëlzenit, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. 

shkelzeni ne proteste
(Foto nga Eduart Ndocaj)

Më pas kamera e Report TV ka fokusuar pjesën tjetër të familjes Berisha, Argita e bija, i shoqi Jamarbër Malltezi të cilët ishin mbështetur pas një pishe në trotuarin e Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit” duke ndjekur situatën me protestën.

Ndërkaq babai i tyre kishte hyrë në mes të turmës ulur këmbëkryq duke folur për kamerat. Ish-kryeministri nuk hezitoi madje të fliste dhe për Report Tv duke u shprehur se ‘Revolucioni’ filloi. 

shkelzen berisha ne proteste

shkelzen berisha ne proteste
(Argita e Jamarber Malltezi bashke me Shkelzen Berishen ne proteste)


berisha per report tv

berisha per report tv
(Berisha duke folur per Report Tv)


berisha

berisha

(d.b/Shqiptarja.com)