Sa kushtojnë ushqimet për një ditë? Qytetarët: Harxhojmë vetëm për gjëra bazike

TIRANË- Anketa e Buxhetit të Familjes, e publikuar pak ditë më parë në INSTAT, nxirrte në pah se familjet shqiptare shpenzojnë gjysmën e buxhetit të familjes, për produktet ushqimore. Por sa kushton një ditë për familjet shqiptare vetëm për ushqime.

“Po 10 mijë lekë (vjetra) në ditë e pakta.

Jam 5 veta, harxhojmë nga 10 deri në 20 mijë lekë në ditë.

Shpenzojmë aq sa na e mban xhepi, dhe mundohemi të kursejmë në maksimum por detyrohemi.

Në ditë me dy veta që jam harxhojmë 10 mijë lekë.

10 mijë lekë në ditë ikën për një familje me 3-4 persona” shprehen qytetarët.

1000 mijë lekë në ditë është vlera minimale që shumica e qytetarëve shpenzojnë, për fruta perime dhe produkte bazike për të kaluar ditën. Kjo mbetet një shifër relativisht e lartë për pagat mesatare që ka Shqipëria, që janë në nivelin e 24 mijë lekë në muaj. Një tjetër element që ndikon drejtpërsëdrejti tek xhepi i konsumatorit janë edhe çmimet e larta, që shpesh janë të papërballueshme

Janë të përballueshme këto shpenzime me këto paga që kanë shqiptarët?

“Speci 1 mijë lekë (të vjetra) domatet 1 mijë lekë, të gjitha shtrenjtë. Jemi të detyruar por minimumi 5 deri në 10 mijë lekë në ditë e shpenzojmë. Ne jemi edhe me probleme shëndetësore, gjysma e pensionit na shkon për ilaçe, llogarite sa na mbetet. Maksimumi 200 mijë lekë pension.

Me këto paga që kanë nuk është e përballueshme. Nuk është e përballueshme, por nuk kemi ç’të bëjmë” thonë një pjesë e qytetarëve .

Në vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare produktet ushqimore janë shtrenjtuar me 2% krahasuar me 2017, dhe vetëm perimet në vitin 2018, janë shtrenjtuar me 8,92 %. Kjo luhatje e çmimeve ka qenë prezent edhe në 9 mujorin e këtij viti dhe që pritet të vazhdojë edhe në muajit e ardhshëm pasi sezoni i vjeshtës dhe dimrit rrit importin e këtyre produkteve.

Sipas INSTAT në vitin 2018, vetëm për konsum janë shpenzuar në total 58,67 miliardë lekë në muaj për 772.664 familje mesatare me 3 deri në 5 persona. Ndërkohë në Tiranë vetëm një familje harxhon mesatarisht për konsum 88.691 lekë, në muaj, duke u renditur në vendin e parë për këto shpenzime.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë