Sa lexojnë shqiptarët? Botuesit: Lexojnë, por varet se çfarë lexojnë

Sa lexojnë shqiptarët? Nëse do t’u referoheshim statistikave që INSTAT publikoi gjatë vitit që lamë pas, rreth një e treta e popullsisë sonë, nuk ka lexuar asnjë libër brenda një viti. Por, sa i vërtetë është ky sondazh edhe çfarë realisht mendojnë botuesit shqiptarë, të cilët çdo ditë janë në kontakt me lexuesit. Ata rrëfejnë për kamerën e “ReportTV” se si kanë ndikuar zhvillimet politike edhe ekonomike tek libri.

Manushaqe Bako

Leximi në raport me numrin e popullsisë është i vogël. Situata e paqëndrueshme politike edhe ekonomike ndihet edhe tek lexuesi. Ata që janë besnik të librit, është pjesa e popullsisë me tw ardhura më të pakta. Vë re se lexojnë shumë fëmijët.

Manjola Gjonaj

Unë do të thoja se një statistikë ekzakte nuk kemi, por nëse shikojmë ditët e panairit është shumë mbresëlënëse kur shikon lexues të vegjël. Nuk është vonë që t’i nxitim lexuesit që të vijnë afër librave.

Anila Bisha

Mendoj se lexojnë, janë lexues të mirë. Do të preferoja që të ishin akoma edhe më të mirë. Lexuesit tanë janë të pranishëm edhe na kërkojnë edhe rritje të numrit të botimeve, por nuk mjaftojnë vetëm lexuesit tradicional. Ka pasur statistika nga Shoqata e Botuesve, që ka treguar se lexuesit nuk kanë qenë në ritmet e dëshiruese, por mendoj se nëse do të donim që të kishim shifra, situata nuk do të ishte shumë optimiste.

Gëzim Tafa

Unë them se lexojnë. Por varet se çfarë lexojnë. Mendoj se ka një ndjeshmëri ndaj leximit, por ka edhe një keqorientim të leximit. Konstatoj se nga viti në vit ka një rritje të lexuesve. Më vjen mirë që lexuesit e rinj janë ata që interesohen më shumë. Ka studime se kush lexon, çfarë lexon edhe si lexon. Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka bërë këtë gjë, por mendoj se duhen edhe mekanizma të tjerë për të matur këtë audiencë leximi.

Ylli Molla

Ne mund të flasim për perceptime, për numrin e vizitorëve që vizitojnë bibliotekat. Nëse u referohemi lexuesve të vegjël mosha që lexon më shumë është nga mosha 7 deri në 13 vjeç, pas moshës 13 vjeç për ne ka një problem shqetësues, sepse futja e përdorimit të celularët tek fëmijët, shkëputet edhe dëshira për lexim.

Viktor Cenosinaj

Kjo duhet parë në proporcion me numrin e popullsisë, duke marrë në konsideratë se Italia lexon 6 për qind, mendoj se tek ne shifra është 2 apo tre për qind. Por unë kam besuar tek libri edhe do të vazhdoj që të besoj. Lexohet, por ka ndryshuar edhe forma e të lexuarit, sot në formë elektronike gjenden informacione dhe letërsi e mirëfilltë. Statistikat e Bashkimin Europian, “Eurostat” kanë nxjerrë se 20% e popullsisë janë lexues të rregullt, dhe se një europian shpenzon gati 200 euro për libra.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion