Sa ndikon peshku tek jetgjatësia

Sa ndikon peshku tek jetgjatësia
Nëse konsumoni peshk 2-3 herë në javë atëherë do të mund të jetoni më gjatë. Në këtë përfundim kanë arritur një ekip studjuesish në Britaninë e Madhe. “Peshku ndikon tek jetgjatësia e njerëzve. Ekzistojnë lloje të pafundme peshqish, por nëse do të provonit vetëm disa prej tyre

metabolizmi juaj do të perfeksionohejPeshku shpesh quhet ushqim për trurin. Shkaku është se peshku përmban shumë selen, mineral i cili rrit dukshëm humorin. Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe mungesa e vogël e selenit çrregullon gjendjen emocionale” , - thuhet në studim.

Këshilla e vetme që japinn studjuesit është që të mos hani çdo lloj peshku, por ata të cilët kapen në det. Konkretisht bëhet fjalë për peshk salmon, për peshkun koc të egër dhe për sardelen e kuqe.
 
Këshillat dhe studimet
 
Qumështi
Nëse u jepni qumësht fëmijëve atëherë ata kanë më shumë mundësi për t’u bërë të zgjuar kur të rriten. Një studim në Kinë ka zbuluar se qumështi zhvillon trurin, duke ju dhënë fëmijvë më shumë mundësi për t’u bërë të zgjuar.
 
Mjeku
Nëse nuk vizitoheni rregullisht tek mjeku, mund të vuani nga 2-3 sëmundje të ndryshme. Një studim në Britaninë e Madhe ka zbuluar se persona që nuk vizitoheshin tek mjeku, kanë patur disa sëmundje që nuk i dinin.
 
Duhani
Duhani i bën keq trupit të njeriut, por gjatë verës rreziku i tij shtohet. Sipas studimeve duhani gjatë verës ka më shumë mundësi për të dëmtuar mushkrinë dhe ta bëjë të paaftë atë për të funksionuar.



Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane