Sa orë në ditë kalojnë shqiptarët
para televizorit dhe sa i besojnë?
Në vitin 2016, çdo teleshikues shqiptar qëndroi i shoqëruar nga televizori për të paktën 4 orë e 30 minuta në ditë, duke e klasifikuar vendin tonë mes shteteve që qëndrojnë më gjatë para ekranit të këtij mediumi.
Në vitin 2016, çdo teleshikues shqiptar qëndroi i shoqëruar nga televizori për të paktën 4 orë e 30 minuta në ditë, duke e klasifikuar vendin tonë mes shteteve që qëndrojnë më gjatë para ekranit të këtij mediumi.
Shifra është pothuajse 1 orë mbi mesataren europiane prej 3 orësh e 40 minutash në ditë dhe na grupon me vendet e Europës Lindore, Italinë dhe Portugalinë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Unioni Europian i Transmetuesve, televizioni është edhe media të cilës shqiptarët i besojnë më shumë, ndryshe nga shumica e Europës, e cila informimin e konsideron më “të shenjtë” në radio.
Këtë nivel të lartë besimi tek televizioni, Shqipëria e ndan me vendet nordike, të cilat kanë të njëjtin perceptim për informacionet e transmetuara në televizione.
Nga format e tjera të informimit, shqiptarët favorizojnë besim edhe në shtypin e shkruar e në radio, por në rënie nga viti i mëparshëm.
Sikurse me shumicën e vendeve të Europës, edhe në vendin tonë rrjetet sociale janë më pak të besuarat dhe numri i shqiptarëve që preferojnë të përdorin këtë medium për të lexuar lajme është në rënie.
Nga ana tjetër, besimi tek interneti ka ardhur në rritje, së bashku me numrin e individëve që kalojnë kohë në portale online, duke i vizituar drejtpërsëdrejti, ose përmes rrjeteve si Facebook.
Në rajonin e Ballkanit, ndryshe nga vendi ynë, është shtypi i shkruar që konsiderohet media më e pasaktë. Nëse në rastin e Britanisë së Madhe, kjo do të justifikohej nga prania e lartë e gazetave tabloide, në Ballkan si shkak merret kryesisht mungesa e profesionalizmit.
Sa i takon zhvillimit të mediave, interneti është ai që po fiton gjithmonë e më shumë terren, për shkak se të rinjtë po largohen nga ndikimi i mediave tradicionale. Nëse një qytetar europian kalon 3 orë e 40 minuta në ditë përpara televizorit, tek të rinjtë kohëzgjatja përgjysmohet në vetëm 2 orë në ditë.
Një trend tjetër në botën e mediave është ai i përdorimit të Televizorit për të stream-uar video nga platforma online Netflix dhe YouTube. Në Shtetet e Bashkuara, tashmë 1/4 e kohës që televizori rri ndezur shpenzohet për të parë këto platforma, në vend të televizioneve direkte.
ScanRedaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një muze arti në Tiranë për skulpturat e Thanas Papës! Kompozimi i Skënderbeut, vepra që i dha medaljen e arit
15 Janar, 14:20
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Aksident në fshatin Bubullimë të Lushnjës! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur
15 Janar, 14:11
-
Tiranë/ Kërkoi të tërhiqej nga gjykimi i çështjes së Berishës, Gjykata Kushtetuese refuzon për herë të dytë kërkesën e Marsida Xhaferllarit
15 Janar, 14:08
-
Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur
15 Janar, 14:02
-
Atentati ndaj Kristian Markut në Vlorë/ Makina e autorëve me targa të vjedhura, ishin të mjetit të një polici në Novoselë
15 Janar, 13:59
-
Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit
15 Janar, 13:57
-
Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive
15 Janar, 13:56
-
Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion
15 Janar, 13:40
-
'Arratiset' nga Los Anxhelos me avion privat, Leonardo DiCaprio 'kryqëzohet' në rrjet
15 Janar, 13:37
-
Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë
15 Janar, 13:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Gjetjet e misionit ODIHR: Vëmendje tek financimi i fushatës, zbatimi i teknologjisë e mbulimi nga mediat e platformat online
15 Janar, 13:26