Atij i urdhërohej të merrte pushim për t’u çlodhur dy herë në vit, për një periudhe jo më të shkurtër se tre muaj, ndërkohë që cdo dite nuk duhet te punonte me shume se 4 orë.
Ai duhet të fillonte punën në orën 09:00 deri në orë 13:00 të mesditës.
Postimi i plotë i Kastriot Dervishit
Sa shumë lodhej komandanti
Në vitin 1958 Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim që kufizonte kohën e punës të sekretarit të parë. Vendimi që bashkëlidhet, justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo çfarë pune bënte Enveri? Tematika e mbledhjeve dhe vendimmarrja vetëm thelb dhe cilësi nuk kanë.
Vendimi i Byrose per diktatorin
dy.b/shqiptarja.com