Sa rrezikoheni nga hepatitet virale

Sa rrezikoheni nga hepatitet virale
Hepatiti Viral mund të parandalohen nëpërmjet vaksinimit dhe respektimit e përmirësimit të masave të higjienës. Ndërsa për parandalimin e Hepatitit C duhet të mënjanohen marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, kontakti me gjakun e personave të infektuar, si dhe të përdoren shiringa njëpërdorimshe nga përdoruesit e drogave.

Nëse një person ka kaluar hepatitin në të shkuarën, nuk ka mundësi që të infektohet përsëri me atë formë hepatiti, pra nuk mund të infektohet nga i njëjti virus, por ai mund të sëmuret nga një formë tjetër hepatiti. Nëse kemi kaluar Hepatitin Viral A, nuk mund të infektohemi përsëri nga Hepatiti Viral A, por me një formë tjetër si Hepatiti B,C etj.

Hepatiti
Hepatiti A Shkaktohet nga Virusi i Hepatitit A, i njohur si HAV (Hepatitis A Virus). Virusi gjendet shpesh në jashtëqitjet e njerëzve. Infeksioni përhapet me rrugë fekalo-orale, infeksioni merret nëpërmjet ngrënies së ushqimeve të infektuara, pirjes së ujit apo lëngjeve të ndotura, kontaktit me persona të infektuar apo prekjes së objekteve të infektuara, kur nuk respektohen rregullat e higjienës. Periudha e fshehtë (nga momenti i infektimit deri në shfaqjen e shenjave klinike) është 2 deri në 6 javë. Hepatiti A Virus ka vdekshmëri të ulët në përgjithësi, rrallë jep infeksion dhe asnjëherë nuk kronicizohet. Virusi i Hepatitit A mund të shkaktojë edhe shpërthime epidemike, sidomos në kolektiv, duke sjellë pasoja sociale dhe ekonomike. Hepatiti D shkaktohet nga Virusi i Hepatitit D, i njohur si HDV (Hepatitis D Virus) dhe shkakton infeksion në mëlçi, vetëm në praninë e virusit të Hepatitit Viral B (bashkë infeksion).

Infeksioni përhapet nëpërmjet të njëjtave rrugë si infeksioni nga Hepatiti B dhe C. Periudha e fshehtë është 3 deri në 7 javë. Kur të sëmurët me Hepatit B kronik infektohen me virusin D, sëmundja mund të përkeqësohet shpejt drejt hepatit të rrufeshëm ose cirrozës. Virusi i Hepatitit D shkakton në rreth 60 -70% të rasteve hepatite kronike dhe cirrozë të mëlçisë. Hepatiti E: HEV Shkaktohet nga Virusi i Hepatitit E, i njohur si HEV (Hepatitis E Virus). Përhapet me rrugë fekalo-orale, dhe kryesisht nëpërmjet ujit të pijshëm të ndotur. Sëmundja e shkaktuar nga Virusi E është e lehtë dhe nuk shkakton infeksion kronik, por mund të shkaktojë epidemi.

Tek gratë shtatzëna, vdekshmëria nga Hepatiti E është e lartë, me rreth 10-20% të rasteve. Nga studimet e seroprevalencës, të ndërmarra në vite nga ISHP, llogaritet se në vendin tonë rreth 200.000 individë të jenë infektuar nga Hepatiti Viral B, me një prevalencë që shkon nga 7- 9% , si dhe rreth 30.000 persona me Hepatit C, me një prevalencë që shkon nga 0.5 në 1.5%. Prevalenca nga Hepatiti C është shumë më e lartë në disa grupe të popullatës, si meshkujt që kryejnë seks me meshkujt, apo përdoruesit që marrin droga me injeksione.
 
 
Infeksioni
Hepatiti A Shkaktohet nga Virusi i Hepatitit A, i njohur si HAV (Hepatitis A Virus). Virusi gjendet shpesh në jashtëqitjet e njerëzve. Infeksioni merret nëpërmjet ngrënies së ushqimeve.

Shtatëzëna
Sëmundja e shkaktuar nga Virusi E është e lehtë dhe nuk shkakton infeksion kronik, por mund të shkaktojë epidemi. Tek gratë shtatzëna, vdekshmëria nga Hepatiti E është e lartë.
 
Të dhënat
Llogaritet se në vendin tonë rreth 200.000 individë të jenë infektuar nga Hepatiti Viral B, me një prevalencë që shkon nga 7- 9% , si dhe rreth 30.000 persona me Hepatit C.
 
Virusi 
Nëse një person ka kaluar hepatitin në të shkuarën, nuk ka mundësi që të infektohet përsëri me atë formë hepatiti, nuk mund të infektohet nga i njëjti virus, por ai mund të sëmuret nga një formë tjetër.
 


Si mund të mbroheni nga infektimi me Hepatit Viral?
Respektoni rregullat e higjienës (larje e shpeshtë e duarve)
Përdorni prezervativ gjatë kontaktit seksual
Mos përdorni pajisjet personale të tjetrit si: furçë dhëmbësh dhe brisk roje
Nuk duhen përdoruar të njëjtat age dhe shiringa
Përdorni doreza nëse ju duhet të prekni gjakun e një personi tjetër
Sigurohuni që tatuazhet apo vendosja e sendeve me shpim (piercing) në trup, të bëhet me mjete sterile
Nuk duhet dhuruar gjak apo produkte të tij, nëse e dini apo zbuloni se keni Hepatit B
Testohuni për Hepatit B dhe C, pasi shpesh bartësit nuk e dinë se janë të infektuar me to. Testimi rrit mundësinë e zbulimit të hershëm të personave bartës apo të formave kronike, si dhe rrit mundësinë e trajtimit të hershëm të tyre.
 
Shenjat e sëmundjes së Hepatitit Viral janë:
Ethe
Lodhje
Humbje oreksi
Të përziera
Të vjella
Dhimbje barku
Ngjyra e urinës e errët
Jashtëqitje pa ngjyrë,të bardha
Zverdhje e pjesës së bardhë të syrit dhe e lëkurës


(v.gj/shqiptarja.com)
 
Shkrimi u publikua sot(29.08.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane