Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD?

Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD?

Bardhi

Teatri absurd në Partinë Demokratike po zhvillohet me aq shumë akte sa do lodhte dhe skenaristin më të çmëndur. Pas gjithë cudirave të 6 viteve të fundit me vjedhje votash, përjashtime, rebelime, foltore, grupime, peticione, rrahje, baseball, brava, dryna etj., tani është hapur një debat i ri. Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD? Dhe tërë këtë lëmsh të fundit që kishin mangut demokratët e mbetur nën sigël apo Rithemelim, e ka shkaktuar përfshirja e Gazmend Bardhit në rizgjedhjen e beftë te Lul Bashës në 29 korrik, me gjithë hyrjen në një garë pa  garë të Gjergj Hanit.

Nga njëra anë Bardhi ka të drejtë të kërkojë llogari për procedurat që po ndiqen në procësin e zgjedhjes së kryetarit të PD zyrtare, pasi përfaqëson autoritetin nominal të dytë më të rëndësishëm. Por nga ana tjetër, kërkon që të ndalojë këtë process në emër të bashkimit të dy PD-vë, asaj me vulë por pa seli dhe asaj me seli por që në zgjedhjeë hyri me vulën e një partie tjetër. Ky “lëmsh para porte” që ka nisur që në 11 dhjetor nuk zgjidhet dot me “gjuajtje teke” nga pika e penalltisë, pasi në këtë “ndeshje” mes palëve, duhet thënë se ka disa anomali të pazgjidhshme në totalitetin e vet. Së pari është një ndeshje që po e shohin tifozë me biletë, të tjerë pa biletë dhe ca të tjerë nga një stadium tjerër, pikërisht anëtarët e LSI. Së dyti, arbitri ose e thënë ndryshe gjykata, ka ikur në dhomat e ndeshjes dhe nuk dihet se kur do fërshëllejë. Së treti, skuadra ka dy trajnerë dhe dy skuadra që kanë qënë e njëjta por u ndanë pse njëri nga trajnerët coi nga stoli ish trajnerin dhe e nxorri jashtë nga skuadra. E më keq akoma FIFA dhe UEFA (SHBA dhe MB) kanë përjashtuar nga të gjitha kompeticionet ish trajnerin. E në këtë tollovi, vetë Bardhi ka përgjegjësi shumë të madhe, pasi deri para dy vitesh, vetëm certifikonte faullet e pafundme të Bashës e ca I të tjera që I ka bërë vetë, si fjala vjen atë për të cilën është ankuar dje. Përjashtimin e 50 mijë anëtarëve të PD ndërkohë që vetë ka përjashtuar 28 mijë të tillë për të njëjtën arsye pak vite më parë. Vetëm pse nuk I pëlqenin Bashës postimet e tyre ne Facebook apo intervistat në media!

E kjo historia e 50 mijë “dëshmorëve” të PD është akoma më qesharake se 28 mijë dëshmorët e shokut Enver, që I barazonte të paktën dëshmorët me kilometrat katrorë të Shqipërisë. Sepse nëse u shtojmë dhe 28 mijë të përjashtuarit e parë, I bie që kanë përjashtuar ca dhjetëra mijëra socilaistë nga PD, pasi PD nuk patur kurrë 100 mijë anëtarë përvecse në deklarata për shtyp.

Më në fund në tregun tonë. Një preparat natyral që përmirëson dëgjimin dhe është armiku më i madh i tringëllimë në veshët dhe infeksionet e veshit.

Por le të supozojmë se Bardhi është një funksionar sefte. Lëvizja e tij dhe 7 deputetëve që e mbështesin është një demarsh për tu ulur në tryezë me Rithemelimin që nga ana e vet e ka një Sekretar të Përgjithshem. Pikërisht Flamur Nokën me të cilin janë bashkëakuzuar në mes të parlamentit për “të shitur” e “të korruptuar” nga oligarkët e Rama. E nësë Noka është zgjedhur në karrigen e Bardhit sipas pretendimit të Berishës, me cfarë statusi Bardhi hyn në negiciata? Rithemelimi nuk e njëh si Sekretar të Përgjithëshëm, ndërsa Vula I hoqi pikërisht Vulën.

Duhet pranuar se si Rithemelimi ashtu si edhe PD zyrtare kanë sens të shquar humori ose marrëzie. Rrugë të tretë nuk ka. Sepse në fund të fundit po përplasen për një Vulë që është në gjykatë dhe një anëtarësi që ose punon për një parti tjetër si PL ose janë zhdukur nga regjistrat me urdhër të Jëmin Gjanës. Dhe në këtë kaos pa ligjësi, hera herës shfaqet Tritan Shehu që buzagaz kur pyetet nga gazetarët për gjëndjen në PD, përgjigjet se “PD është më e bashkuar se kurrë”! Skenë e denjë për “Bastardët e Palavdishëm” të Quentin Tarantinos ku absurdi mori cminin Oscar.

Por sic thotë populli, cdo e keqe e ka një të mirë. Tashmë që PS ka mbetur pa Sekretar të Peërgjithshëm që nga Ansambleja e djeshme, e njëri nga Sekretarët e PD mund të kalojë borxh tek skuadra tjetër, meqë jemi në kohë merkatoje! Jo se në PS ka nevojë për Nokën apo Bardhin, por sepse lëvizjet e detyruara prej SPAK që natyrshëm po krijoijnë një situatë dramatike në partinë në pushtet, pak humor I prodhuar nga personazhet e sipërpërmendur nuk do ishte I pavend!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veni: 27/07/2023 11:37

    Kulluri çelsi i te djathtes shqiptare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë