Sa shpesh duhet të bëjmë seks? Zhaklin Lekatari: Një herë në javë…? Sociologu: Seksi është bërë si të hapësh një shishe birrë!

Të ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishin gazetarja Zhaklin Lekatari dhe sociologu Gëzim Tushi, të cilët folën për shkrimin e publikuar një javë më parë, në prestigjiozen New York Times.“Bëni më shumë seks, ju lutem” kështu e nis shkrimin e faqes së parë gazeta e mirënjohur amerikane New York Times. Editorial i Magdalene J. Taylor, gazetare dhe shkrimtare që merret me tema seksuale, ishte një ndër artikujt më të lexuar të tre ditëve të fundit të gazetës amerikane. Artikulli flet për shqetësimin e saj për disa të dhëna që dolën nga General Social Survey në SHBA: në vitin 2021 më shumë se një e katërta e amerikanëve nuk kanë bërë seks as edhe një herë.

”Mungesa e seksit nuk ka të bëjë me moshën, por më shumë është një çlirim për një shëndet të mirë” tha Zhaklina në fillim të bisedës. Ndërsa socilogu Tushi u shpreh se seksi nuk duhet të bëhet konsum sikur të hapësh një shishe birrë, por të bëhet me dashuri që të mos kthehet në “mall konsumi”.

Shifrat e gazetës përfshin burrat në masën 30% nën moshën 30 vjeç. Numër që është trefishuar që nga viti 2008, shkruan New York Times. Gjithashtu në vitin 2021, një e katërta e grave nën 35 vjeç nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale. Për gazetaren më pak seks, do të thotë më pak ndërveprime njerëzore, më shumë vetmi dhe një botë virtuale më shumë se reale. ”Mungesa e seksit ka pasoja sociale për gjithë shoqërinë, kështu që sipas studimeve, njerëzit duhet të kryejnë mesatarisht seks një herë në javë” tha më pas Zhakline Lekatari. Profesor Tushi tha se burrat janë ata që janë të prirur të bëjnë më pak seks, ndërsa raporti nuk është vetëm fizik, por një ndërveprim për të mos qenë të vetmuar në një kohë ku teknologjia po dominon jetët tona, u shpreh ai. Njerëzit ndihen më rehat të kenë lidhje sociale në internet dhe më pak në jetën reale, pasi ndihen më të mbrojtur pas ekranit. Në fund artikulli i NY Times mbyllet me moton se më pak seks, do të thotë më pak marrëdhënie, më pak biseda, më pak shkëmbime, më pak art, më pak politikë dhe rreziku është që bota të bëhet gjithmonë e më e vetmuar dhe e trishtë.  

MC/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kryekuqi: 22/02/2023 15:07

    Seksi te zgjat jeten dhe po e le te len.

    Përgjigju
  • Seks: 22/02/2023 13:22

    Vetem po te jeni fis i Berishe dhe nga Vicidoli… kenaqesi…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve