Një nga problemet që ka Berisha me ndjekësit është si do të implementojë Argitën në krye të Foltores. Nuk është si rasti i Bashës ku mund të luante pa dorashka nën tezën se ky ishte kostumi perëndimor që do të çonte PD drejt fitores.
Imponimi i Argitës është një traumë për shumëkënd që e shikon politikën si synim që të zërë një ditë kreun. Vendosja e Argitës ua limiton ambiciet deri tek nënkryetari i Foltores. Dhe kjo natyrisht që eliminon ata që kanë edhe tru edhe ambicie, sikurse zhvlerëson tezën e gjithë atyre që teorizonin se me Berishën do hiqnin Lulin, pastaj edhe vetë Berishën. Por ky i fundit është efekt kolateral. Do të mësohen edhe me Argitën.
Dhe arresti shtëpiak i vjen si një dhuratë Krishtlindjesh Berishës. Regjimi i arrestit nuk do t’i mundësojë komunikimin me ndjekësit. Kështu që do të jetë Argita ajo që do transmetojë urdhrat e babait. Kjo do iu mundësojë ndjekësve edhe të mësohen me zërin e Argitës edhe t’i binden komandave të saj dhe me kalimin e muajve ta shikojnë të natyrshme komandimin prej saj. Pavlovi ka dhënë shembuj të qartë për këtë.
Sa do jetë produktive për një opozitë reale nepotizmi partiak, kjo pak rëndësi ka. Mosha nuk i lejon Berishës eksperimente për një Kandidat Mançurian. Atij i intereson trashëgimia biologjike në politikë si mburojë për familjen dhe katapultimi i Argitës ia mundëson. Për më vonë ai ka shpresën se njerëzit e tij të lidhur nga origjina apo interesat, do ia mundësojnë gjithmonë një dorë votash sa për të qenë në kuvend apo një dorë parash si taksë. Ndjekës do të ketë gjithmonë, se ka ende ndjekës Zogu dhe Hoxha, pasi historia ka treguar që nëna e idiotëve është gjithmonë shtatzënë në këto troje.
Nena e idioteve eshte Partia dhe sot bir i saj eshte Edi Rama ndersa zotrote nje bythlepires i radhes i "bijeve" idiot te partise.
PërgjigjuO Muli,mirë e ke përcaktuar se nëna e idiotëve është partia dhe Berisha është anëtar i hershëm me tesër i asaj partie.Bythëlëpirësit janë ndjekësit e këtij kali të çoroditur që ka humbur orjentimin dhe po e hedh karrocën (PD) në humnerë. Lum Ai që e braktis karrocën para rrënies në humnerë.