Foto:Ushtarë rus
Më shumë se 70 000 anëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur gjatë luftës me Ukrainën, shkruan në një artikull prestigjozja BBC.
Për herë të parë, vullnetarët - civilë që u bashkuan me ushtrinë ruse pas fillimit të luftës - përbëjnë grupin më të madh të viktimave.
Shumë prej tyre vijnë nga zonat e varfëra, të tërhequr nga pagat e larta, por disa raportohet edhe të jenë detyruar të shkojnë në luftë.
Shkalla e vdekshmërisë për vullnetarët ka qenë vazhdimisht e lartë, me mbi 100 vdekje çdo javë që nga tetori 2022.
Sipas të dhënave, rreth 13 700 vullnetarë kanë vdekur, ose 20% e totalit. Ish-të burgosurit që u dërguan në luftë në këmbim të faljes së dënimit ishin më parë grupi më i madh, me 19% të vdekjeve. Ndërsa ushtarët e mobilizuar, qytetarë që janë thirrur të luftojnë, përbëjnë 13% të vdekjeve. Ndërkohë shumica e vullnetarëve që vdesin në front janë të moshës nga 42 deri në 50 vjeç.
Vullnetarët shpesh nuk kanë trajnimin e duhur për të luftuar në vijën e frontit, veçanërisht në Ukrainën lindore.
Po ashtu nga ana tjetër shumë ushtarë rusë kanë raportuar se nuk kanë pajisje të mjaftueshme dhe dërgohen në zona të pastudiuara mirë, me shumë pak ose aspak trajnim para se të shkojnë në betejë. Sipas BBC, edhe kujdesi mjekësor jo i duhur ka luajtur rol në numrin e lartë të vdekjeve.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ The Guardian: Rusia e kishte parashikuar inkursionin ukrainas në Kursk për muaj të tërë
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
27.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2986
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
New York/ Shqipëria nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës
26 Shtator, 18:36
-
'Jeta e njeriut s'vlen gjë për rusët': Rrëfimi i serbit që luftoi në Ukrainë
26 Shtator, 09:09
-
Trump ironizon Zelenskyn: Sa herë vjen në SHBA largohet me 60 miliardë dollarë! Ai është biznesmeni më i mirë në planet
26 Shtator, 08:49
-
Reuters zbulon dokumentet: Rusia ka krijuar një program sekret të prodhimit të dronëve në Kinë
25 Shtator, 21:36
-
Zelensky: Putini po planifikon të sulmojë centralet bërthamore të Ukrainës
25 Shtator, 20:25
-
Rusia bombardon përsëri me dronë në Zaporizhzhia, aty ku ndodhet centrali bërthamor! Një i vdekur dhe 6 të plagosur, zjarrfikësit 'luftë' mes rrënojave (VIDEO)
25 Shtator, 08:04
-
Biden në OKB: Jemi më të fortë sesa mendojmë kur veprojmë së bashku
24 Shtator, 18:13
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Fundi i luftës është më afër se sa mendojmë! Kremlini përgjigjet: Do të përfundojë vetëm kur të arrijmë qëllimet tona
24 Shtator, 15:47
-
Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë veprimi
24 Shtator, 15:38
-
Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga sjellja e SHBA-së
23 Shtator, 15:01
-
Rusia bombardon në Zaporizhzhia, 9 të plagosur! Zelensky në SHBA për Asamblenë e OKB, do takohet me Biden dhe Harris, kërkon armatime: Nxitoni, vendimtare!
23 Shtator, 09:13
-
VIDEO/Ushtrisë së Putinit i plas “Satani II” gjatë testimeve në arktikun e Sarmatin! Raketa më e frikshme në botë shpërthen gjatë lëshimit dhe shkatërron bazën
23 Shtator, 08:08