Sa vlejnë medaljet Olimpike në Paris? Bronzi vetëm 7 euro

Sa vlejnë medaljet Olimpike në Paris? Bronzi vetëm 7 euro

Medaljet e 'Paris 2024''

Lojërat Olimpike në Paris janë pranë (26 korrik - 11 gusht 2024) dhe me këtë rast organizatorët kanë përgatitur saktësisht 5084 medalje që do t’u shpërndahen sportistëve më të mirë në botë.

Por, sa vlejnë financiarisht ato? Për çdo sportist, një medalje olimpike nuk ka çmim. Ato janë të shtrenjta edhe për koleksionistët, por vlera e tyre në fushën teknike nuk është aq e madhe. 'Gazzetta dello Sport' ka zbuluar tashmë se sa vlejnë teknikisht medaljet olimpike, nëse metalet do të shkriheshin.

Organizatorët e Lojërave Olimpike në Paris bënë 5084 kopje të medaljeve të arta, argjendta dhe bronzta që presin pronarët e tyre të rinj. Ajo që i ndan olimpistët e këtij viti nga e kaluara është fakti se në çdo medalje do të futet një copë hekuri nga Kulla Eifel.

Në çdo medalje do të përdoren 18 gram hekur nga Kulla Eifel dhe pjesët që janë përdorur gjatë restaurimeve të mëparshme do të përdoren, pra nuk do të hiqen nga ndërtesa aktuale. Medalja e artë peshon 529 gram, argjendi 525 gram dhe bronzi 455 gram.

Sa i përket medaljeve të arta, natyrisht, ato nuk janë plotësisht të arta. Vetëm në Lojërat Olimpike në vitet 1904, 1908 dhe 1912 medaljet u bënë tërësisht prej ari të pastër. Pas kësaj, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi një normë që thotë se gjashtë gram ari të pastër shkojnë në medaljen e artë në Lojërat Olimpike. 523 gramët e mbetura të përdorura për medaljen e artë janë prej argjendi me një pastërti minimale prej 92.5 përqind.

Nëse do të shisje një medalje ari nga Parisi thjesht duke shkrirë metalin, do të merrje “vetëm” 700 euro. Me të njëjtin parim, po të shkrije metalet nga medalja e argjendtë, do të merrje 400 euro.

Gjëja më interesante është se vlera e medaljes së bronztë është shtatë euro. Është e qartë se aliazhi i përbërë nga bakri dhe zinku ka një vlerë të papërfillshme në treg në krahasim me arin dhe argjendin, por miliona sportistë do të jepnin gjithçka për të marrë në dorë atë medalje, e cila fizikisht vlen shtatë euro.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Letër e Hapur drejtuar Shkëlqesisë së tij Zotit President të Republikës: Vota e Shqiptarëve që jetojnë jashtë

Letër e Hapur drejtuar Shkëlqesisë së tij Zotit President të Republikës: Vota e Shqiptarëve që jetojnë jashtë