Sadije Berisha sqaron foton me
Shkëlzenin: E postuan fëmijët

Sadije Berisha sqaron foton me<br />Shkëlzenin: E postuan fëmijët
Pas zhurmës që shkaktoi në media fotoja e publikuar nga Sadije Berisha, ku kjo e fundit shfaqej e lumtur në krah të ish-bashkëshortit ditën e dasmës, Sadija vendosi ta sqarojë 'konfuzionin mediatik'.  

Në një intervistë për portalin “Albaniaplus”, ish-­gruaja e djalit të ish-kryeministrit Berisha, tha se postimi është bërë nga fëmijët e saj, të cilët në mungesë të llogarive të veta në rrjetet sociale, nganjëherë përdorin ato të nënës.

Sadija tha se mediat shpesh postojnë gjëra të pavërteta, shumë larg realitetit, ndërsa shtoi se gëzon respekt të veçantë për Shkëlzenin, pasi ai 'ka qenë dhe mbetet babai i fëmijëve të saj'.

Ajo tha se ruan marrëdhënie shumë të mira me familjen Berisha edhe pas ndarjes, gjithnjë duke theksuar se fëmijët e saj ndihen të respektuar dhe të përkëdhelur prej tyre.

Sa i takon kalit të famshëm, Sadija tha: Media në Shqipëri dezinformon. Kali ka qenë gjithmonë i imi. Tani është rikthyer në Suedi dhe është i lumtur në gjirin e familjes sonë."
sadije berisha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij