Kuriozitetin se ku do të ikte Sadije Berisha, pasi lajmëroi javë më parë se po nisej me pushime, e ka shuar vetë ajo në rrjetin social Facebook, ku ka postuar foto nga jugu i Shqipërisë.

Duket se ky ka qenë vendi ideal për pushime familjare për të, e cila shoqërohet vetëm nga katër fëmijët e saj, pasi siç është bërë publike tashmë, martesa e saj me Shkëlzen Berishën është në krizë.

sadije berisha

Madje sipas shumë zërave çifti tashmë është duke bërë procedurat për divorcin mes tyre.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THAH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)