Sadiku deçiziv në fitoren e Malaga-s, për Kumbullën hidhen në sulm edhe skuadrat angleze (VIDEO)

Armando Sadiku ka rezultuar protagonist absolut në ndeshjen e së dielës të Malaga-s kundër Numancia-s. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren me përmbysje me shifrat 2-1. Miqtë nga Numancia kaluan të parët në avantazh, por për të rikthyer shpresat për pikë, në një ndeshje deçizive për fatet e Malaga-s këtë sezon në Segunda Divizion, mendoi Sadiku.

Në minutën e 54 ‘bomberi’ realizoi me saktësi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë zemër skuadrës për golin e fitores. Ishte Adrian ai që dërgoi në delir tifozët e Malaga-s, por në aksionin e golit meritë pati edhe Sadiku, goditja me kokë e të cilit nuk u largua siç duhet nga mbrojtësit.

Kjo fitore mban përkohësisht jashtë zonës së rrezikut për të rënë nga kategoria Malaga-n, ndërsa për Sadiku-n ky ishte goli i dhjetë në 22 javë kampionat.

Ndërkohë lajme të mira vijnë edhe për një tjetër futbollist të Kombëtares. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, i cili është shndërruar në një objektiv të shumë skuadrave, sidomos pas ndeshjes së fundit kundër Juventusit. Pas mediave italiane, tani janë ato britanikë të cilat raportojnë dy emra ekipesh ‘big’ në ndjekje të futbollistit të Verona-s, që vetëm dy ditë më parë mbushi 20 vjeç.

Sipas tyre ka një derbi mes Manchester United dhe City-t, për futbollistin që këtë sezon pavarësisht se luan në mbrojtje ka gjetur edhe rrugën e rrjetës. Referuar vlerësimeve të ‘transfermarket’ dy klubet e ‘Premier League’ mund ta bëjnë të tyrin Kumbullën për 10 mln euro.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?